Dërguar nga:

Hemorroidet (majaselli) - Diagnoza dhe trajtimi (Pjesa e parë)

Cfare jane hemorroidet :

Hemorroidet jane zgjerime te vazave te gjakut qe ndodhen ne kanalin anal. Ky kanal ushqehet me gjak arterial dhe venoz. Sistemi arterial perbehet nga dy arteriet rektale te siperme (superiore), qe marin pjese ne ushqyerjen me gjak te pjeses se siperme te kanalit anal deri ne valvulat anale. Keto arterie, anastomozojne (degezohen) me arteriet rektale te mesme dhe me dy arteriet rektale te poshteme. Ne kete menyre, krijohet nje “ pleksus “ arterial me vaza gjaku qe marin pjese ne ushqyerjen me gjak te kanalit anal si edhe te mukozes rektale. Jane gjithashtu edhe deget e poshteme te te arteries rektale te siperme.

Sistemi venoz perbehet nga vena rektale e siperme qe derdh gjakun ne sistemin venoz portal (nepermjet venave mezenterike inferiore), si edhe venat rektale te mesme dhe te poshteme, qe zbrazin gjakun ne qarkullimin venoz nepermjet venave pudenda.

Ka gjithashtu edhe nje rrjet te shprehur kapilaresh dhe shume anastomoza arterio-venoze.

Kjo eshte edhe aresyeja qe gjakosja anale eshte me ngjyre te kuqe te thelle, sepse del pikerisht nga carja e rrjetit te kapilareve arterio-venoze.

Pra, vazat e gjakut jane nje perberes normal i kanalit anal, te cilave i jepet nje rol i rendesishem ne funksionin e jashteqitjes. Shume vaza gjaku si edhe indi adipoz dhe muskular elastik, jane te afta per tu ndryshuar ne menyre spontane dhe marrin formen duke krijuar unazen anale. Ne gjendje qetesie, presioni i sfinkterit anal eshte i tille qe lejon mos rrjedhjen e permbajtjes fekale, ne saje te kontraksioneve (tkurrjeve) te pavullneteshme te kesaj unaze muskulare. Vazat e gjakut konribuojne ne 15% te presionit sfinkterial ne gjendje qetesie.

Vija e dhembezuar (linea dentata) eshte e perbere nga nje vije me e fryre, qe e vecon pjesen e mukozes nga lekura e kanalit anal. Zona siper kesaj vije, eshte e pandjeshme, ndersa lekura poshte kesaj vije, eshte e ndjeshme nga prekja.

Hemorroidet jane nje semundje e shpeshte dhe qe, nganjehere, trajtohen ne menyre jo te drejte. Pacientet, shpesh here, refuzojne t’i nenshtrohen nje vizite rektale, per aresye nga me te ndryshmet : duke patur frike se mos behen me dije per nje operacion te mundeshem kirurgjikal ose frike nga zbulimi i ndonje semundjeje tumorale. Ky ekzaminim eshte shume i rendesishem per mjekun, per te vleresuar, egzaminuar dhe te mendoje drejte per menyren e trajtimit te pacientit me hemorroide. Sipas nje studimi te fundit te publikuar mbi kete problem ne vendet perendimore, perqindja e te semureve qe vuajne nga semundja hemorroidale,arrin deri ne 30%. Ne te vertete duhet theksuar se incidenca reale e ketij shqetesimi probabilisht eshte nenvleresuar per shkak te heshtjes se personave duke mos u paraqitur per trajtim mjeksor tek mjeku.

Klasifikimi i hemorroideve ne vartesi te lokalizimit :

Sipas ketij klasifikimi, hemorroidet vecohen ne dy kategori.

  • Te brendeshme (interne), dhe
  • Te jashteme (eksterne).

Nese e perfytyrojme anusin me nje ore, zonat me te shpeshta te hemorroideve i korespondojne ores 3, 7 dhe 11.


Fig 2 : Tregon ne menyre skematike nje hemorroide te jashteme, nje te brendeshme si edhe nje prolaps te shkaktuar nga nje hemorroide e brendeshme.
Pse shkaktohen hemorroidet :

Hemorroidet cfaqen per shkak te dobesimit dhe degjenerimit te indit konjuktiv dhe te kushinetave vaskulare. Faktore riskues qe shoqerojne kete crregullim jane mosha e avancuar, nje pjesemarje e vazhdueshme e muskulatures se barkut gjate aktit te jashteqitjes, kapslliku dhe tendosja e kushinetave vaskulare. Sa me gjate te zgjase kapslliku dhe jashteqitja e sforcuar, aq me shume shtohet rreziku se mund te shkaktohet prolapsi dhe hemorroidet. Sforcimet e vazhdueshme gjate jashteqitjes, mund te shkaktojne veshtiresine e rikthimit te gjakut venoz dhe si pasoje cfaqen trombozat hemorroidale, kondita keto qe mund te rendojne prolapsin dhe te shkaktojne gjakderdhje.

Kondita qe mund te veshtiresojne rikthimin venoz dhe qe shtojne mundesine e cfaqjes se hemorroideve jane :
  • Gjendja e shtatzanise.
  • Obeziteti.
  • Faktore te tjere pergjegjes qe shtojne presionin Brenda barkut dhe qe veshtiresojne rikthimin venoz, sikurse mund te jete edhe kolla kronike, shtimi ne peshe, etj.
  • Semundja hemorroidale mund te jete edhe familjare.
Klasifikimi i hemorroideve ne vartesi nga tendenca qe mund te kene per te prolabuar :

Ky lloj klasifikimi i ndan hemorroidet ne kater kategori si me poshte :

  • Hemorroide te grades se I-re, jane hemorroide te brendeshme qe gjakosin por qe nuk dalin jashte zones anale.
  • Hemorroide te grades se II-te, jane hemorroide te brendeshme qe dalin jashte zones anale por qe reduktohen spontanisht.
  • Hemorroide te grades se III-te, jane hemorroide te brendeshme qe dalin jashte zones anale, por qe mund te reduktohen vetem me ane te manovrave manuale.
  • Hemorroide te grades se IV-te, jane hemorroide te brendeshme dhe te jashteme qe dalin jashte kanalit anal dhe qe nuk mund te reponohen as me manovra manuale. (nuk mund te futen Brenda as nga manipulimi i mjekut).
faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 1916 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Gastrohepatologji
Komente nga lexuesit

shume keshilla te mira dhe te dobishme

Dërguar nga rass, më 19 Prill 2014 në 03:22

Do te doja te dija me shume rreth kesaj teme dhe do te doja nese ka mundesi te dija disa metoda kurimi materiali ishte i mire

Dërguar nga Titi, më 25 Gusht 2014 në 14:54

dissa dit me heret kam shkuar ne banjo per te ber nevojen e madhe po i kom dhon zor shum edhe ja ka nis mem qit gjak ne jashtqitje tash sa her po e boj nevojen pom del gjak qa me ba ?? gjaku osht i kuq i thjellet si po e kryej nevojen spoo kom ma gjakderdhje jam 16 vjeqare

Dërguar nga zana, më 26 Gusht 2014 në 12:31

E nderuar Zana !
Mendoj se shqetesimet qe ju paraqisni, bejne te nevojeshme nje konsulte me proktologun. Sigurisht qe nderkohe duhet te rregulloni jashtqitje te rregullte pa sforcime.

Dërguar nga Dr . viktori , më 28 Gusht 2014 në 02:08

Persh jam pak e shqetesuar sepse hemoroidet me jan shfaqur per her te pare ne muajin 7-8 te shtatezanise dhe kisha goxha shqeteaime,tani nuk kam ahqetesime por keto 3-4 dite kam patur nje virus me bark dhe te vjella dhe me jan acaruar goxha emoroidet cfar te pi ai t eveproj me jan bere 4-5 dhe shkaktojne dhimbie her pas here si te veproj nje mendim te kutem,a dhe dicka kam pire antibiotik per gryken dhe keto dite dhe ato me kan skuqur shume pjeset intime flm per keshillen

Dërguar nga atelieranna@hotmail.com, më 06 Shkurt 2015 në 07:30

E nderuar atelerianna@hotmail.com !
Është e zakonëshme qe gjatë shtatzanise të ketë probleme me hemorrhoidet
Të cilat duhet të kurohen edhe pas lindjes . Mendoj që problemet nuk
zgjidhen me përdorimin e antibiotikëve ( aq më teper që nëse keni edhe
fëmijën në gji , ato i bëjnë keq edhe fëmijës , apo mund të ndryshojnë
shijen e qumësntit dhe fëmija nuk do të thithë gjirin ) .
Kryesisht duhet të rregulloni jashtëqitje të rregulltë pa sforcime , të
përdorni lokalisht një higjenë rigoroze si edhe ndonje pomadë me
lidocainë dhe me antibiotikë në zonën anale .
Nëse shqetësimet nuk do të kalojnë brenda pak ditësh , dunet të
kontrolloheni nga mjeku proktolog .
Uroj të shkuara për ju !

Dërguar nga Dr . viktori , më 17 Shkurt 2015 në 14:47

Persh. DR. jam i shqetesuar per aresye se vuaj nga hemorroidet u be gati 1 vit.her , her kur dal jasht kam pak gjakderdhje dhe dhimbje verej se rreth anusit sa her dal jash kam fryrje te zones anale. ju lutem si mund te kurohem ju flm.

Dërguar nga toni, më 06 Prill 2015 në 07:59

Pershendetje! Doja te merrje edhe un nje mendim rreth hemorrodeve qe jane vertet nje shqetesim dhe bezdisje per mua. Me jan shfaqur qe ne adoleshence per here te pare dhe gjate lindjes se femijes mu acaruan jashte mase shume. Di te them qe vuaj nga kapslliku dhe eshte semundje qe e kan edhe prinderit e mi. Nga sa lexova duhet te kem hemorroide te grades IV sepse qe mbas lindjes kam nje pjese te vogel qe me rri jashte dhe nuk futet sado qe un mundohem dhe qe here pas here me acarohet nga sforcimet qe bej kur dal jashte, por un mundohem ta trajtoj me pomada te ndryshme me baze lidokaine dhe isha mesuar me kete menyre jetese. Kohet e fundit kam vene re qe kur kam disa dite pa dale jashte hemorridja qe kam jashte behet me e madhe dhe nuk e reponoj dot, kurse mbasi dal jashte, ajo fillon e zvogelohet dhe shkon ne permasat qe ka qene. Ju lutem me jepni nje keshille se eshte bere vertet e bezdishme. Dua te di nese ka ndonje menyre tjeter pervec operacionit, qe te mos jete e dhimbshme. Ndoshta djegje me lazer apo nuk di.

Dërguar nga Nila, më 08 Maj 2015 në 03:29

Pershendetje,Kam nje shqetesim rreth hemoroideve kam nje jave qe nje pjese e vogel me ka dale jashte anusit dhe jam shqetesuar,nuk kam probleme me defekimin defekoj cdo dite ne menyre te rregullt ,me shqeton pak sepse kur dal jashte kam pak dhimbje.Ju lutem nese mundeni te me keshilloni per dicka me shkruani ne imail faleminderit.

Dërguar nga grezi, më 21 Qershor 2015 në 07:26

përgjigje : I/e nderuar Grezi !
Informacioni që ju jepni për shqetësimin tuaj ,
Është I pamjaftueshëm për të ju dhënë një mendim
Të vlefshëm .
Do ju rekomandoja Të bënit një konsultë
Me proktologun .
Me respekt ,
Viktori .

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 19 Korrik 2015 në 04:27

Pershendetje,jam.nje.djale nga tirana dhe jam shume.i shqetesuar se me ka dale nje si kokerr si e kuqe anash venusit sa mbaron zorra e trashe dhe me vjen turp te vizitohem ke kush mjek.duhet te shkoj dhe cfar mund te kem.falimnderit.

Dërguar nga Taulant , më 24 Tetor 2016 në 00:47

Përshëndetje ,
Kryesore është që të kryeni vizitë mjekësore
Sepse duke e lënë pa trajtim gjërat mund
të përkeqësohen .
Sa më i shpejtë të jetë trajtimi , aq më të
mëdha janë shancet. Për një shërim
definitiv .
" Largoni turpin dhe sëmundjen " !
Dr . Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 24 Tetor 2016 në 01:38

pershendetje me falni per shqetesimin por doja te dija se ka 2 dite qe kam gjakderdhje sidomos dje kam pas shum gjate jashtqitjes ju lutem me ndihmoni se jam shume ne merak dhe sot kam pas edhe pak dhimbje . flm shume nese mundeni te me keshilloni per ndonje gje

Dërguar nga Sela, më 12 Nentor 2016 në 04:33

I nderuar Sela , me dëshirën e mirë për të ju ndihmuar vetëm mund të ju them se sa më shpejt të konsultoheni nga mjeku specialist , aq më mirë do të jetë .
Me respekt ,
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 13 Nentor 2016 në 01:37

Pershendetje, mendoj se kam hemoroide te jashtme ne dalje te anusit jashte. Sa here bej jashtqitje ato fryhen dhe jan 4-5 si rrumbullake ne dalje te anusit, pas jashtqitjes ato stabilizohen pas disa oresh dhe derisa vjen jashtqitja radhes ku perseri fryhen dhe e vetmja menyre per ta pastruar eshte me koken e dushit me uje te rrjedhshem dhe pa e prekur me asgje tjeter sepse ka dhimbje. Kjo situate u be me shum se dy vjet. Nuk e kam trajtuar ne ndonje krem apo pomade dhe do doja te dija mendimin tuaj se si te veproj per te shpetuar nga kjo gjendje.

Dërguar nga Armand, më 29 Prill 2017 në 17:55

Prsh para 11viteve me jan shfaqur hemoroidet gjat shtadzanis kam vujt gjat gjith kohes para dy vjetesh u operova ne tr pata permisim buke ndjekur e djetat e rekomanduara po kete vit me jan shfaqur disa her sidomos keto dit jam shum e acaruar kam mar mjekim po prap jam shum e shqetsuar a ka ndonje mjekim qe te jap nje efekt qe keto te mos rikthejen flm

Dërguar nga teuta , më 31 Maj 2017 në 11:07

Per shend para 1viti me man fillu hemoroidet dhe shpesh here me largoheshin por kam 1muaj Qe me fillun prap dhe kam shum dhimje kur dal jasht dhe per moment in me letson dhimjen por fillon prap dhe nuk durohen jam perdor dhe suposto por dhimja vazhdon dhe do tju lutesha nje kshille se me cfar duhet te perdor me qetsu dhimjet Qe temos dalin ju falm dhe rresp

Dërguar nga arsen, më 13 Qershor 2017 në 04:58

Kam rretf 1jave qe kam problem me hemorroide. Nuk jane te jashtme nuk kam rrjedhje gjaku .jashtqitja eshte normale jo kaps problem kam ne momentin pas daljes kam djegje nuk jam alkoolist .kam perdor davikson ne tule antrolin ( krem)

Dërguar nga Bashkim, më 15 Korrik 2017 në 04:06

Ju pershendes.quhem arencbitra@yahoo.com dhe Jam 41vjec Problemi im eshte se cdo dite dhe kur Jam ne pune me del poshte pjeses jashteqitjes si mish i varur me shqeteson dhe kam dhimje. Nje metode bej me dorez farmacie e shtyj brenda por ka arritur gjendia dhe dy here ne dite. Gjakderdhie skam patur kurre.kam dhe problemin e ndejtjes gjate ne wc. Por jo se kam priblem me daljen por qe mos te shtrengohem. Jam jasht shtetit dhe nuk di gjuhen dhe snjoh njeri.me ndihmoni me keshillen tuaj.faleminderit.

Dërguar nga Arenc, më 15 Korrik 2017 në 11:48

Duhet Konsultë proktologu .
Unë nuk jam disponibël .
Të shkuara . Duket diçka e thjeshtë .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 16 Korrik 2017 në 05:28

Jam 18 vjec. Kam 2 vjet qe e kam kete problem dhe sot u friksova shum sepse kur po kryeja nevojat e mia ,kisha shum gjakderdhje me ngjyre te kuqe te thelle dhe gjak te trrashe. Nuk jam vizituar asnjehere nga turpi. A mund te me jepni nje mendim se ne cfare grade jam ju lutem.

Dërguar nga Taulant, më 06 Gusht 2017 në 16:07

I nderuar Taulant ,
Problemi juaj mund të zgjidhet me një vizitë
Tek kirurgu në qytetin ku jeni ose me një
Fibrokolonoskopi .
Ju rekomandoj të mos neglizhoni .
Të shkuara ,
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 07 Gusht 2017 në 00:59

Prsh une kam nje prb kisha kohe qe jashte qitjen e beja shume te trashe por kam dy dite qe po bej jashte qitjen me gjak te kuq i fresket nuk kam vuajtur asnjeher as nga hemoroidet apo dicka e tille thjesht kam dy dite qe po dal me gjak shume dhimbje nuk kam ne fund te jashteqitjes shikoj qe eshte pak me gjak te kuq qypi i wc dhe kur fshihem ne letrat higjenike shikoj gjak...a ka dicka qe mund te kurroj kete gjak derdhje ? Apo ndoshta vjen nga jashteqitja e trashe qe kam bere gjate gjith kohes ne fakt ? Ku lutem me jepni nje prgj flm me rrespekt mariusi

Dërguar nga Marusi , më 12 Shtator 2017 në 05:01

Mendoj se mund të jetë shkaktuar një fissura
Anale . Kërkoni konsultë me proktologun .
Unë nuk ndodhem në Shqipëri .
Të shkuara .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 12 Shtator 2017 në 05:06

Pershendetje!
Une jam nje vajze 22 vjecare dhe u be gati 3-4 muaj qe kam probleme me anusin. Mbaj mend qe ne janar te 2017 pata nje dite kapsllek dhe me vone mu rikthye gjate veres. Sa her qe dal jashte kam dhimbje dhe jashteqitje te trashe, me duket si kapsllek konstant pavarsisht ushqimit qe ha eshte po e njejta gje. Kam provuar caj laksativ, pavarsisht se jashtqitja eshte me e holle, perseri kam dhimbje dhe nuk kalon te pakten 1 dite e gjysem, nuk mund te rri as ulur. Dua te di mendimin tuaj jane fisure hemoroide apo dicka me teper, sepse ky muaj ka qene tmerr...nuk mbaj mend heren e fundit qe kam dal normalisht. Me duket sikur esht bere plage. Pres pergjigjen tuaj, faleminderit.

Dërguar nga Klenida, më 29 Tetor 2017 në 16:15

E nderuar , ankesat që paraqisni përkojnë
me një fissura anale .
Së pari mendoj se duhet saktësuar
Diagnoza dhe mandej të bëhet trajtimi .
Një fibrosigmoidoskopi do ju këshilloja .
Mund të bëhet edhe në QSUT .
Me respekt ,
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 30 Tetor 2017 në 02:19

Pershendetje jzam bledar qe ni vit kam pRoblem me hEmoroide por po kam edhe temperatur te brendshHme te fytit edhe zorres trash

Dërguar nga bledar, më 05 Nentor 2017 në 10:17

Psh jam shkumi.kam nje problem me jashteqitjen. Jo vashdimisht por me raste kur dal jashta. Kam gjak derdhje si mund ta largoj ket semundje..... ju lutem me tregoni cfar Mundem te bej. Sepse jetoj ne Angli e nuk kam mundesi te shkoj te doktorri...

Dërguar nga Shkumimena@gmail.com , më 18 Nentor 2017 në 20:20

Gjaku më jashtqitje kërkon të bëhet një
Kolonoskopi , për të përcaktuar vendin
Nga gjakos .
Për këte duhet shkuar tek mjeku .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 19 Nentor 2017 në 03:07

pershendetie jam 36 vjet vuai nga hemorroidetet prej marsit ekum ba Ni intervenim ne mai ne spital edhe kum perdor shum ilaqe edhe apet me jan kthyr ekum konoskopin me kan dal ne shakllen e dyt hemorroidetet edhe me kan then qe duhet me hi mej eperu duhet pa tjeter me hi apo me prit nese me kalojn me koh jetoj ne itali ju lutem me jepni nje shpejegim faliminderit shumm

Dërguar nga fatime , më 28 Nentor 2017 në 13:19

Vepro si të kanë thënë specialistët .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 28 Nentor 2017 në 14:24

Kam dhe une kte problem kam 2 jave qe sa here qe dal ne banjo dal.me gjak kam shume probleme me kapsllekun nk dal dot jasht dhe kur dal tashme dal me gjak ...kam.bere viziten tek mjeku dhe me ka dhen ilace dhe nje krem.per te mjekuar kam.4 dite qe i kam.filluar por une vazhdoj po njesoj perseri dal me veshturesi dhe me gjak madje tashme un verej dhe henoroide te jashtme qe me jane shfaqur...do te doja te dija se ne cfare grade jane hemoroidet qe kam une...dhe menyra si mund te kurohem

Dërguar nga Alda, më 06 Dhjetor 2017 në 10:15

E nderuar Ada ,
Jashtqitja me gjak kërkon ekzaminim më
të thelluar . Duhet të shikohet piknisja e
rrjedhjes së gjakut dhe kjo realizohet me
një ekzaminim me SIGMOIDOSKPI .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 06 Dhjetor 2017 në 11:44

Prsh jam 16vjeqare por ka 3dit qe jam kshu diten epar pata kapsllek por tash cdo dit qe kam nevojj te dal ne wc kam fryerje Sa here bej jashtqitje ato fryhen dhe jan 4-5 si rrumbullak ne dalje te anusit, pas jashtqitjes ato stabilizohen dhe jam ne rregull vetem kur bej jashtqitje fryhen

Dërguar nga Andreaa, më 16 Dhjetor 2017 në 06:50

Problemi nuk zgjidhet me elektronikë .
Bëni konsultë me mjekun proktolog , me
rekomandim nga mjeku i familjes , mund
të drejtoheni për vizitë në spital .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 16 Dhjetor 2017 në 13:24

Jam nje grua 27 vjecare dhe kam probleme me hemoroidet kam ber disa analiza kam ber dhe kolonoskopin dhe dola me hemoroide interne kam mar disa mjekime por asnje permirsim kam fryrje kur shkoj ne vc dhe nje kokerr ne anus sme hiqet fare kam dhimbje shum ju lutem tme ktheje pergjigje aj si ka pas te njejtat probleme dhe si eshte kuruar

Dërguar nga Sonila, më 14 Janar 2018 në 05:45

Kur hemorrhoidet nuk kurohen me mediamente,
Mund të zgjidhet ndërhyrja kirurgjikale që
është e thjeshtë , PA komplikacione , la edhe
metoda që bëhen në day hospital dhe që
kanë një % shumë të lartë shërimi
definitiv .
Respekte .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 14 Janar 2018 në 09:59

Pershendetje
Doja t'ju pyesja...Mamaja ime eshte ne moshen 50 vjecare dhe ka 1 jave qe vuan nga hemorroidet..dmth 1 pjese qendron jashte anusit gjate gjithe kohes
Ka pasur me perpara por ska pasur dhimbje dhe ka manovruar duke i futur brenda me ane te gishtit
Kete jave ka dhimbje.prurit dhe sikur eshte enjtur por nuk ka hemorragji
Gjithashtu mamaja vuan nga konstipacioni
Cfare me rekomandoni dhe flm

Dërguar nga Justin, më 16 Mars 2018 në 14:15

I nderuar Z . Justin ,
Së pari mamaja juaj duhet të evitojë konstipacionin .
Mendoj që Nëse nuk pērmirēsohet , duhet
të konsultohet nga proktologu .
Aktualisht unë nuk jam disponibël .
Të shkuara .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 17 Mars 2018 në 05:51

Prsh jam 44 vjeqare dhe para disa vjetesh me jan shfaqur hemorroidet por per 2-3 vjet me jan ndalur tash mu ka shfaq serish dhe kam gjakderdhje te brendshme metregoni se qfar te perdor ju lutem

Dërguar nga Kaltrina, më 14 Prill 2018 në 07:42

E nderuar Kaltrina ,
Piksëpari duhet përcaktuar me saktësi
Origjina dhe d’Asia e hemoragjisë .
Për këte arësye mendoj se duhet të
Bëhet një fibrosigmoidoskopi .
Specialisti që bën këte procedurë do të
Këshillojë edhe trajtimin e mëtejshëm .
Nëse drejtoheni nga mjeku i familjes , kjo
procedurë mund të bëhet në QSUT pa
shpenzime .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 14 Prill 2018 në 09:35

Pershendetje. Po lexoja artikullin dhe si shumica kam edhe une te njejtin shqetesim. Gjate shtatzanise me jane shfaqur hemorroidet , por nuk kam bere asnje kontroll. Gjate jashteqitjes me dalin dy pjese si mish i varur. Kane qene ne permasa me te vogla por jane zmadhuar kohet e fundit. Nje pjese mund ta reponoj nje pjese jo. Rralle here kam edhe gjakderdhje pasi vuaj pak edhe nga kapslliku. Dhimbje nuk kam. Ju lutem si duhet te veproj ? Ku duhet te drejtohem per nje vizite ? Faleminderit

Dërguar nga Elen, më 22 Prill 2018 në 08:21

E nderuar Elen ,
Paraprakisht duhet të evitoni konstipacionin
kryesisht më dietë dhe të mbani një higjenë
lokale . Mund të përdorni edhe ndonjë
pomadë për përdorim anal .
Nëse do të keni përsëri shqetësime , mund të
konsultoheni nga proktologu.
Shumë nëna pësojnë të njejtën gjë pas
lindjes .
Të shkuara .
Viktori.

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 23 Prill 2018 në 08:31

Pershendetje. Kam 2 muaj qe me jane acaruar shume hemoroidet, pasi i kam patur dhe me pare po nuk me jepnin shqetesim. Prej 2 muajsh kam dhimbje, djegje dhe kruarje por jo gjakderdhje. U konsultova tek kirurgu pasi nuk ka protolog ne Korce dhe me dha nje kure me 10 gentamicina dhe ceporina. Me lehtesuan per momentin pak por pastaj dilja diarre dhe me acaroheshin perseri. perdora kremra farmaceutike si doloprokt, dhe 2 te tjere, njeri italian dhe nuk me bene gje, kam perdorur dhe pomade dhe nje lloj dizinfektuesi tek nje doktor popullor te cilat me qetesojne por nuk i kane sheruar. Kam 2 hemoroide te medhaja dhe disa te vogla. Nga keto dy te medhajat, njera ka ngjyre te kuqe njesoj si mishi i trupit, tjetra tek e cila kam dhe me shume kruarje ne nje pjese te saj vjen pak ne te zeze. Mund te me jepni nje keshille si duhet te veproj. Flm

Dërguar nga Luka, më 05 Qershor 2018 në 03:09

Sipas përshkrimit tuaj , ndoshta mund të jetë
Një nodus hemorrhoidal i trombozuar .
Mendoj që paraprakisht ta trajtoni me pomadën
Italiane që ka antiinflamatorë si edhe me
banjo lokale me permanganat apo me acid
borik të shkrira në ujë të ftohtë .
Nëse nuk do keni përmirësim , pas 10 ditësh
Duhet të gjeni mundësinë të konsultoheni
nga një proktolog .
Unë nuk ndodhem në Shqipëri .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 05 Qershor 2018 në 04:40

Pershendetje! Jam 25 vjece edhe ne pjesen e anusit me ka dal nje si mish I vogel I zgjatur, gjate jashteshitjes ndjej pak gervishje e cila shoqerohet me enjtet pastaj me stabilizohet, gjithashtu kam shum kruajtje. Kam 2 dite qe I bej masazh me aloe vera, por nuk shikoj ndonje ndryshim. Ju lutem cfare mund te me rekomandoni pasi e shof si nje problem teper serioz?

Dërguar nga Briseiba, më 05 Gusht 2018 në 15:44

E nderuar Briseiba ,
Së pari mendoj të bëni një analizë feçe
Për parazit dhe mund të konsultoheni
nga një proktolog/e .
Unë nuk kryej më konsulta në klinikë .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 06 Gusht 2018 në 03:12

kom probleme me hemoroide tbrendshme por vet kur jap zor shfaqen por kshtu jo qka muni mem ndihmu

Dërguar nga Armend Mustafa, më 17 Mars 2019 në 12:15

Armend ,
Nuk ndodhem nē Shqipēri .
Duhet tē konsultoheni nga njē mjek proktolog .
Viktori .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 18 Mars 2019 në 01:35

E kom nje problem si duket edhe une me hemoroide i kom dy lindje , lindjen e par nuk mu kan paraqit ndersa te dyten po masi kom lind kur e kryjsha nevojen gjak me rridhke po tasht um ka dal n si kokerr e fort jasht zorres ngjyren e ka si vjollce esht ka um shqetson kom tuj e perdor ni mast hepathrombin qe dy dite se kom pas kapsell nu dite e per tani ma shum e vrejsha kur u pastrojsha dhimbje skom hiq nese kishe ndonje kshill ose rekumandim me tregoni ku mundem me u drejtu..

Dërguar nga Fitnete, më 31 Maj 2019 në 05:11

E nderuar Fitnete ,
Kjo që thoni ju quhet nodus i jashtëm
hemorhoidal i trombozuar .
Duhet të evitoni kapsllikun , të bëni
Pastrimi lokal me ujë me permanganat dhe besoj që
Brenda javës duhet të qetësohet .
Nëse Jo , bëni një vizitë tek proktologu .
Respekte .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 31 Maj 2019 në 16:09

Jam 30 vjec kam probleme me anusin dhimbje dhe mbas si boj nevojen kam djegje kohen e fundit kam dhimbje shpine dhe gjenitale para 1 viti kam be kolonskopin gjithcka dul ne regull shkoj ne doktoret me thun hemeroide te mberncme ju lutem nje keshill

Dërguar nga Tahiri, më 16 Qershor 2019 në 07:57

Kolonoskopia ka përjashtuar
Patologji më serioze .
Kuroni hemorrhoidet ose edhe
Fisurën anale , evitoni
Kapsllikun dhe të mbani një
higjenë lokale të mirë .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 19 Qershor 2019 në 02:20

Kolonoskopia ka përjashtuar
probleme më serioze .
Duhen kuruar hemorrhoidet apo
Fissura anale , të evitoni
Kapsllikun dhe të mbahet higjenë
Lokale e rregulltë .
Të shkuara .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 19 Qershor 2019 në 02:22

Pershendetje doktor.para nje nuaji kam pasur nje dhimbje te lehte ne anus gjate qendrimit ulur.dhe mbas 10 ditesh me kaloj pa asnje mjekim. me eshte perseritur tani perseri.me jashteshqitjen nuk kam pas problem, dhimbje barku dhe veshtiresi ne urinim nuk kam.pozicioni i punes time eshte ekonomiste dhe qendroj ulur gati 8 ore ne dite.te lutem doktor mund te me thoni nese duhet te bej ndonje kontroll dhe cfare ekzaminimesh duhet te kryej.faleminderit

Dërguar nga ada, më 15 Korrik 2019 në 03:08

Me kaq të dhëna nuk mund të
Vendos për diagnozën .
Bëni një vizitë tek proktologu .

Përgjigje nga Dr. Viktor QERESHNIKU, më 18 Korrik 2019 në 17:55

Pershendetje doktor.para nje muaji kisha nje dhimbje te lehte ne anus kur qendoja ulur e cila me kaloi mbas nje jave pa ndonje mjekim.kjo situate me eshte perseritur prap.ka nje jave qe kam nje dhimbje ne anus e cila me kalon dhe me rishfaqet perseri. dhimbje kur dal jashte nuk kam,ju lutem cfare me sugjeroni faleminderit

Dërguar nga ada, më 18 Korrik 2019 në 05:26

Pershendetje doktor para 5 muajve kam bere kontroll te gastreologu i kam tregu simptomat dhe ka then se jan hemorroide nuk kam ber analiza ose me camer kam pas gjakderdhje dhe me ka rekomandu antibiotik dhe krem me eshte ndal gjaku por perseri me kthehen qdo 4-5 dite cfar me rekomandoni meoperacion a largohen pergjithmon desha te di?

Dërguar nga Vali, më 16 Gusht 2019 në 16:05
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten