Dërguar nga:

Patologjite me te shpeshta te renies se flokeve (Pjesa e parë)

Floket, floket, floket, thuhet qe gjysma e bukurise jane ato, sa shume shqetesohemi kur nuk na rrine bukur apo kur fillojme te kemi probleme me to, sikur se kur fillojne te bien me shume se normalisht, kur fillojne dhe hollohen apo kur humbasin shkelqimin dhe vitalitetin e tyre. Ka me dhjetra e qindra produkte te cilat reklamohen per perkujdesjen ndaj tyre a jane ato valle vertete te efektshme? Disa nga patologjite me te shpeshta te flokeve jane:

Renia e flokeve ne forme difuze (telogen effluvium).

Kur floket fillojne te na bien me shume se normalisht (me shume se 100 fije ne dite) floket fillojne te na rrallohen e te humbasin vitalitetin e tyre, atehere shkaqet me te shpeshta te kesaj renie jane:

  • Deficiencat ushqimore qe vijne si rezultat i nje menyre ushqyerje jo te shendetshme, mungesa e fibrave, vitaminave, mineraleve, qe pergjithesisht gjenden ne perimet dhe frutat, mbajtja e dietave te forta per periudha te gjata kohe.
  • Shkaqe endokrinologjike si hypo ose hyper tiroidizmi, postpartum (mbas lindjes se nje femije, kjo sepse si rezultat i proceseve te shumta mitotike qe ndodhin gjate shtatzanise floket gjate kesaj periudhe nuk bien por pas lindjes te gjitha ato floke qe normalisht duhet te kishin rene gjate peridhes se shtatzanise fillojne e bien njeheresh rreth 3-4 muaj pas lindjes)
  • Stresi i madh psikik dhe ai fizik
  • Anemite sidomos ato ferriprive (qe vijne si rezultat i marrjes te paket te hekurit apo humbjes te tij nga oragnizmi sic jane hemorragjite e ndryshme)
  • Infeksionet e perseritura streptokoksike te fytit, hundes, vesheve, etj

Vendet ku me shpesh vihet re rrallimi i flokeve jane ne pjesen e siperme te kokes dhe anash saj.


E mira eshte qe, perpara se te shkojme neper qendra estetike dhe te trajtojme keto renie te kontaktojme me mjekun dermatolog per te gjetur shkakun e kesaj renie te cilat sic u permenden me larte jane te shumta dhe pa mjekuar shkakun, ne nuk ndalojme dot renien e tyre, pavaresisht trajtimeve te jashtme qe mund te behen per floket si maska apo produkte te tjera kozmetike.

Trajtimi i flokeve behet i kombinuar me terapi orale (qe lufton shkakun) dhe aplikimin e produkteteve kozmetike per floket.

Kujdes duhet treguar me aplikimin pa kriter te ketyre produkteve, larjet shpeshta, perdorimi i procedurave kozmetike si tharjet e shpeshte me tharese, aplikimi i produkteve per te shtrire apo per ti bere kacurrela, ekspozimi per periudha te gjata ne diell e thajne dhe e hollojne flokun.

Gjithashtu mjaft e efektshem (gjithmone pasi eshte gjetur shkaku i renies) sot rezulton edhe aplikimi direkt ne lekuren e kokes e solucioneve multi vitaminave nepemjet mesotherapise apo aplikimi i plasmes se koncetruar me faktore rritje te marre nga gjaku i vet pacientit (autohemoterapia autologe).

Alopecia areata

Renia e flokeve e lokalizuar ne forme vatrash (alopecia areata) eshte nje tjeter patologji ku floku bie ne formen e vatrave te rrumbullakata apo ovale. Lekura ne keto vatra duket e shendetshme por pa floke.

Kjo forme e renies te flokeve ka shkak pergjithesisht autoimun, qe do te thote se ne menyre te pa parashikuar vete trupi yne krijon antitrupa qe shkaterrojne rrenjen e flokut (folikulin e tij). Ne 30 % te rasteve shoqerohet me patologji te tjera autoimune sic jane thiroiditet autoimune (semundje e gjendres tiroide, vitiligo) zbardhja e lekures me vatra, anemia pernicioze.

Trajtimi i kesaj patologjie konsiston ne injektimin e solucioneve kortizonike ne vatren alopecike me nje interval prej 4 javesh, dhe vitaminoterapi.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 364 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Shume interesant

Dërguar nga klodiana, më 05 Nentor 2013 në 16:56

pershendetje jam 29 vjeqare nen e 3 femijeve me bien floket mas lindjes se trete tani vajza ika 4 vjet pothuajse me kan ren 60 perqind i flokut para dy vite ne Kosove me than te bej analizat e gjakut por me dulen mir dhe analizat e hormoneve dolen mir nuk e gjetem shkakun e renijes se flokut tani ma propozuan nje shampo qe esht per larjen e kuajve un e mora por jam ne dyshim se ata perdori apo jo desha mendimin e juaj ju lutem me shkruani se ata perderi apo jo faleminderit

Dërguar nga sadber, më 19 Prill 2014 në 07:31

Jam luljeta 17 vjeq me bihen shum floket cdo dit nje grush me qime nxjer ju lute me ndimoni me ketheni pergjigje

Dërguar nga luljeta, më 04 Dhjetor 2014 në 09:11

jam nje vajz 31vjece me kan ren te gjitha floket si filim ran ne forma pullash alopeci areate doktoret me kan dhen lloj loj ilacesh por si perfundim me kan ren te gjitha vetulla qerpiket te sqetullat kudo nuk di ca ilaci te perdor ju lutem me ndimoni kam dy vjet ne kte gjendje

Dërguar nga lela, më 17 Janar 2017 në 02:30

Pershendetje
nga ato qe ju pershkruani duket alopecia universale, duhet te egzaminoheni me thellesisht per te gjetur shkakun e e patologjise.

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 17 Janar 2017 në 02:52

cfar analizash duet te bej doktoresh per te gjetur shkakun e renies se flokve ju lutem me ndimonipres prgj tuaj teroidet hormonet mund te jen nje shkak per renien e flokve

Dërguar nga lela, më 26 Janar 2017 në 07:49

TSH, FT3, FT4, ANTITPO, GJAK KOMPLET, FERRITIN, ASO

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 27 Janar 2017 në 02:33

Pershendetje jam nje djal 32 vjec dhe me biene shum floket dhe me dhemb lekura e kokes floket me Jan holluar shume vajta edhe bera nje vizite ne spital dhe me thane qe kisha myk ne koke mora do ilaçe por s kam permiresim fare mun te na ndihmoni ku mun te drejtohem

Dërguar nga Ajet doçi , më 19 Shkurt 2017 në 09:22

Pershendetje, ju duhet te kryeni nje vizite mjekesore per te percaktuar, shkakun r renies te flokeve, dhe me pas te merrni mjekimin e duhur.

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 19 Shkurt 2017 në 12:48
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten