Spitali Continental
Dërguar nga:

Semundjet e thonjve

Lekura eshte organi me i madh i trupit me siperfaqe me te madhe se cdo organ tjeter, nje lekure e shendetshme do te thote bukuri dhe Per te qene te bukur dhe te shendetshem njerezit dhe sidomos femrat harxhojne para dhe ore te tera nga koha e tyre per te arritur ate qe deshirojne. Rendesi te vecante kane lekura dhe pjeset perberese te saj si floket dhe thonjte, per te pasur thonje te bukur dhe te shendetshem duhet te dime disa prej semundjeve me te shpeshta te thonjve, dhe te dime si ti trajtojme ato.

Thoi eshte rreth 0.5-0.7 mm i trashe. Ai ndertohet nga 100-150 shtresa. Trashesia e thoit rritet nga femijeria 600 um ne 900 um ne moshen e rritur dhe ne 1100 um ne moshene e vjeter.

Thoi rritet me 0.9 mm ne jave. Rritja varet gjithashtu dhe nga stinet dhe mosha .Thoi i gishtit te mesit rritet me shpejt se te tjeret dhe thonjte e dores dominantet rriten me shpejt se ata ta dores tjeter. Thoi e transmeton driten e diellit ne valet UVA 1-3% dhe UVB 5-10 %, kjo sasi drite eshte e mjaftueshme te shkaktoje photo onycholoisis, (prishje te thoit.)

Patologjite me te shpeshta te thonjve.

Onychoshisis, dehidratim i thoit

Shpesh pjesa e perparme e thoit ndahet ne disa shtresa horizontale, e quajtur Onychoshisis. Shkaku kryesor eshte tharja, humbja e lageshtires se thoit, qe vjen si rezultat i larjes se shpeshte te duarve. Ne kete raste thoi humb uje dhe ndahet ne shtresa.

Perdorimi i pastruesve kimike te thonjve (si acetoni) ne menyre te tepruar e agravon gjendjen. Terapia eshte perdorimi i kremrave hidratues me permbajte ureje, disa here ne dite dhe mbas cdo larje te duarve. Kjo eshte pare qe con ne permiresim.



Onycholisis

Onycholisis eshte ndarja e dhimbshme e thoit nga shtrati i tij. Trauma e vogel e perseritshme mund te jete shkaku i saj. Shfaqja me e shpeshte klinike eshte onycholisis ne forme gjysem hene. Ndodh kur thoi ekspozohet ndaj larjes se shpeshte te duarve dhe mbjatjes se tyre per kohe te gjate ne uje si e rastin e pjatalarsve , kuzhiniereve grave shtepiake etj. Pjesa e lire e thoit lejon futjen e ujit ne brendesi te tij nepermjet kanaleve te formuar dhe realizohet ne kete menyre ndarja e koraces nga shtrati i tij.

Trajtimi edhe ketu eshte perdorimi i kremrave hidratues dhe eleminimi i traumes se perseritshem te thoit si larja pa kriter e duarve apo mbajtja e tyre ne uje per kohe te gjate, ne rastin kur kjo patologji ka ardhur nga infeksionet mykotike duhet trajtuar infeksioni mykotik per kete drejtohuni mjekut tuaj dermatolog.


Infeksion i thoit me pseudomonas

Kur ngjyra e thoit ndryshon nga ajo normale , ndryshimet qe kane sjelle kete crregullim te ngjyres mund te jene ne siperfaqe te tij, brenda tij ose nen te. Ndryshimi me shpeshte i ngjyres ndodh nga infektimi i thoit me pseudomonas aeruginosa, nje bakter qe pas infektimi i jep ngjyre ne te jeshile thoit , dhe ndodh shpesh tek personat qe perdorin shume ujin dhe mbajtjen e duarve ne uje si pjatalarsit, banakieret, kuzhinieret etj

Trajtimi ne kete rast mbas vendosjes se sakte te diagnozes eshte mbajtja e thonjve te semure ne acid acetik ( uthull) per 5 minuta ne dite per 2 jave reshte dhe perdorimi i pomadave me antibiotik.

Nje nga infeksionet me shpeshta te thoinjve jane ato mykotike. Fillimisht infeksioni mykotik kap vetem nje thua dhe me pas perhapet ne te gjithe thojnte e tjere.


Thonj me infeksion mykotik.

Me shpesh infeksioni mykotik i thonjve vjen nga infeksioni mykotik i lekures rreth thoit. Trajtimi i hershem i mykut te lekures parandalon dhe mykun e thonjve e cili eshte nje sfide per tu trajtur per shkak te kohes se gjate te medikamenteve antimykotike qe duhen perdorur dhe efekteve te tyre anesore per shkak te ketij perdorimi te gjate.


Hematome e thoit.

Demtimet e vazhdueshme ndaj sipefaqes se thonjve ne drejtim te shtratit te thoit shkakton hemorragji subunguale (nen thua) ose hematoma te thoit. Hematoma Subunguale e thot ne fillim eshte e kuqe dhe me pas me ngjyra ndryshon ne blu dhe me pas ne te zeze. Shpesh shoqerohet me enjtje te gishtit te demtuar, skuqje dhe dhimbje te tij. Ne rast se pacienti nuk e di se kush e ka shkaktuar ngjyrimin e thoit te tij dhe kjo hematome ka kohe qe eshte shfaqur atehere duhet diferencuar me melanomen malinje.



Eczema e thoit

Carja e koraces se thoit me nje shiring sterile te nxehte con ne pakesimin e dhimbjes dhe presionit.

Eczema kronike e duarve dhe kembeve mund te coje ne demtime te thonjve. Sa me shpesh dhe sa me shpejt te demtohet cutikula dhe buzet laterale te thonjve, kjo con ne carjen, thyerjen dhe trashjen e thonjve. Disa autore kete e kane quajtur dhe eczema e thonjve. Sa me shpejt dhe mire te kurohet eczema me pomade me baze kortizoni aq me shpejt do te fillojne dhe permisimet e thonjve.

Persa i perket perdorimit te manikyrit apo thonjve artificiale ( me xhel) perdorimi i tyre nuk duhet te jete pa kriter, i perseritur shpesh, mbas cdo aplikim te tille duhet te perdorim vazhdimisht kremera hidratues dhe kremra xhel me permbajtje vitaminash dhe acidi hialurinik qe aplikohen ne siperfaqen e thoit, mbas heqjes se thonjve artificial duhet ti leme kohe thonjve tane per nje rigjenerim perpara se te bejme nje aplikim tjeter me xhel. Kremrat me acid hialurimik jane me te miret per rigjenerimine thonjve.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 14543 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Per mykun e thonjve jam shume e shqetesuar, ju lutem me ndihmoni si mund ti mjekoj.

Dërguar nga Denisa, më 03 Prill 2013 në 15:18

Pershendetje Denisa, fillimisht duhet te besh nje egzaminim per myk( filamente micelare) te thoit, per te percaktuar nese eshte vertete myk i thonjve, nese kjo analize rezulton pozitive atehere do te mjekohesh me medikamnete antimykotike. Ka disa skema mjekimi per mykun e thonjve te cilat diskotohen me pacientin dhe zgjidhet ajo me pershtatshmja per te.

Dërguar nga Dr. Ardiana Sinani, më 05 Prill 2013 në 03:06

Pershendetje! Jam e interesuar te bej nje vizite te doktori adekuate per mykun e thonjve,nese ka mundesi me jepni informata per naj Doktor,Tel ose e-mailin e tij... Pres te me pergjigjeni! Gjithe te mirat.

Dërguar nga Mejreme Bajoku, më 20 Qershor 2013 në 06:54

Pershendetje Mejreme, Kontaktet e mjekes Ardiana Sinani i keni tek profili i saj, mjafton te klikoni linkun ne fillim te ketij artikulli. Gjithe te mirat

Dërguar nga Webmaster, më 20 Qershor 2013 në 07:24

Ne Shqiperi e presin,operojn thojin ne pjesen e mykur dhe pastaj e qepin,kjo ben qe thoji te zvogelohet.Kjo vlen per fazen fillestare,sepse e perkeqesuara ka shum probleme,kerkon vite trajtim qe te sherohet. Parandalimi,larja e kembeve dhe tharja me tharese flokesh,ajer te nxehte. Myku thojve sherohet me trajtim te jashtem(me kremera dhe vajra)qe zgjat mbi 6 muaj,por me i sigurti jan tabletat. Ilac gjerman per sherimin e thojve te mykur,Terbinafin-Actavis 250mg,42 tableta.Duhen tre kutia,42x3=126 tableta per nje kure te plote sheruese qe zgjat 6 muaj. Ai qe i blen keto duhet te beje ne fillim analizat e gjakut qe te vertetoje me pare qe nuk ka probleme me veshkat dhe melcin,prandaj ne fillim keshillohuni me dermatologun perpara se ti perdorni. Mbas sherimit ne Gjerman thojin e ngushtuar e hapin me tela si dhembet qe te marri formen e meparshme.

Dërguar nga Bujari, më 23 Qershor 2013 në 09:28

Pershendetje! Kam bere nje analize myku per thonjet e duarve rezultati eshte espergalis sn... Kam perdor dy muaj lasamisil (hapa) pa rezultat... Me pas Terbinafine kapsula 14 dite...me shkaktuan probleme ne mushkeri(merrja fryme me zor)... Çfare mjekimi do ishte i pershtatshem ?!

Dërguar nga Rina, më 05 Shtator 2013 në 09:33

Pershendetje.Pas nje aksidenti qe kam pasur dhe kam humbur thonin e kembes,thonjet e ri gjithmon po rrihet ne mish ,kam pasur nderhyrje kirurgjike dhe e kam hjek njeher thonin mirepo ai gjithmon rritet ne rrugen e njejte dhe shkakton dhimbje te medha dhe mbledhje te qelbit ne mishin rreth thoit.Qka me propozoni ndonje terapi apo doktorr flm.

Dërguar nga niku, më 08 Tetor 2013 në 08:39

NIKU,kundra ifeksionit,(qelbit) kerko PVP-Jod-ratiopharm Salbe.(gjermane,pa rrecete mjeksore) (Antiseptikum bei Wundinfektionen der Haut). Ka edhe firma te tjera te ngjashme me kete,por te rrekomandoj kete si me te efekteshmen. Sa per te tjerat lexo komentin tim me siper.

Dërguar nga Bujari, më 12 Dhjetor 2013 në 05:37

Pershendjetje! Kohet e fundit kame vene re disa ndryshime ne thonjte e duarve! Ne pjesen e siperme , ku thoi lidhet me lekuren, kame vene re se lekura po hiqet pak e nga pak duke e zmadhuar gjithmon e me shume siperfaqen e thoit dhe duke rrezikuar ta heq ate nga pjesa e lidhur me lekuren, sidomos ne gishtin tregues. A mund te me ndihmoni ju lutem?!

Dërguar nga Eris, më 26 Dhjetor 2013 në 13:23

Pershendetje Eris, jeni pak e paqarte ne ate qe pershkruani klinikisht,do ishte me e mire qe ju te beni nje vizite ku te percaktohet saktesisht problemi juaj, nderkohe mund te perdorni nje pomade zbutese me permbjtje glicerine.

Dërguar nga Ardiana Sinani, më 30 Dhjetor 2013 në 03:53

Per Nikun.Nuk e di ke gjetur derman apo jo. Kundra infeksjonit,mundesh te perdoresh edhe antibiotik p.sh.ELOBACT.Ka 12 tableta,dy ne dite mbas buke. Njekohesisht mund te perdoresh pomade antibiotik(gentamicin) Refobacin Creme.Mishi i ejtur,i dalur prej thoit qe dhemb lyhet nje here ne jave me nitrat argjendi per ta terhequr.Thoi nuk pritet deri sa te dali siper dhe kjo arrihet duke i futur fasho te disfektuara duke i shtyre me kujdes nga mbrenda per ta detyruar thoin qe te shtyhet mbrapa.Per operacionin qe behet ne meyre vertikale konstultohu me nje kirug te mire.

Dërguar nga Bujari, më 21 Shkurt 2014 në 15:54

prsh.jam e shqetesuar per mamin tim!ka probleme me thonjte e kembes pasi i dalin thonjte njera siper tjetren te te dyja kembet te gishtat e medhenje dhe i ka si te zeza.kur veeshe kepucet ndjen dhimbje.i ka hequr 2 here vete ne kushtet e shtepis por perseri ashtu i dalin.flm per pergjigjen

Dërguar nga shkuri elda, më 18 Shtator 2014 në 13:18

Thonjte e medhenj te kembeve i kam shum te trashe dhe te ngritur nga mishi. Duket qe eshte myk sepse e kam edhe te trasheguar. Do te vizitohem por kam degjuar se ilacet x mykun shkaktojne probleme ne melci. A ka ndonje kure popullore x larje apo krem qe funksionon? Perdora 3 muaj nje ilac francez ne forme manikyri po sme dha asnje rezultat ( mycoster)

Dërguar nga ana, më 04 Tetor 2014 në 13:41

ana,ilaci me i mire shtepiak eshte uthulla(mund ta hollosh me alkol) dhe te lyesh cdo dite(disa here) per afro nje Vit. Acidi i uthulles deperton ne myk.Provoje nje here. Kujdes nese rriten thonj te rinj,mos i pre deri ne fund te vjeterit sepse depertojn ne mish te rinjt.Nese ndodh kjo,ne cep te thonjit vendos nje fasho te vogel ose sfyngjer aq gjate sa thonji te jete rritur dhe nuk eshte me rrezik te depertoje ne mish.

Dërguar nga Bujari, më 07 Nentor 2014 në 17:37

Pershendetje! Thoi i madh i kembes se majte me riperterihet vazhdimisht. Duhet te shqetesohem per kete gje? Faleminderit paraprakisht!

Dërguar nga vilma, më 08 Nentor 2014 në 14:52

Thojt e dores se majt me jan nxir nje nxirje e leht dhe e brendshme dhe thoni i gishtit tregues se dores se djatht ka nje nxirje te njejt por ma te thelsuar qe nje jav jan ne kete gjendje nuk kam dhimbje as kurgjo nuk ndjej veq jan nxir faleminderit shpresoj qe te me pergjigji.

Dërguar nga Valton Gashi, më 16 Dhjetor 2014 në 16:21

Pershendetje! Thoi i madh i kembes me ka hyre ne mish me enjtet mishi dhe mbledh gjak dhe qelb pervec operimit ka ndonje zgjedhje tjeter per ta sheruar ? Faleminderit per keshillat tuaja! Pres pergjigjen tuaj

Dërguar nga Ana, më 05 Shkurt 2015 në 06:42

Pershendetje, Thonjet e medhenje te kembes po me bien her njeri her tjetri, jam e shqetesuar a mundet te kem sherim,, flm per mirekuptim çdi te mire .

Dërguar nga Ela, më 21 Shkurt 2015 në 12:28

Pershendetje! Une kam nje problem me thorin e pare te kembes,ne fakt me the dyja gishtat e megjenj dhe problemi qe un kam eshte kjo:thojte me prishen duke krijuar hapsire the thori the kjo gje vazhdon shpesh Mr thonjt the the dyja gidhtat e medhenj the kermbes me Jane shumtuar,she kasm dhume broke she do the mbetem pa thore.Ju lutem mundeni the me thoni she ngase formohet kjo gje??????? Ju faleminderit...shpresoj we the me ktheni nje pergjigje as me shpejt.....

Dërguar nga Aisela Tuci, më 26 Shkurt 2015 në 15:00

Pershendetje!Vuaj nga thonjet e deformuar,te kembeve.Kam pas nje thua te deformuar te dora dhe mu sherua vete.te lutem si mund ti kuroj ne kushte shtepie,pasi ne vere nuk vesh dot sandale se gishtat me duken shume te shemtuara.ju lutem me ktheni pergjigje.Ju pershendes

Dërguar nga Emanuela Doka, më 19 Mars 2015 në 07:07

Pershendetje!Un kam nje problem qe me merzit suhum lidhje me te dy thorat e kembes.Ato krijojne nje hapsire te shpifur ne thor,eshte ngjye verdh dhe kujdesem shume qe te mos hyj ne thor njonje pisllek.Ka ndodhur shume here kjo gje dhe tani po me hiqen te dy thonjte.Ju lutem cafre mund te bej?Si mund te kujdesem?Nga se ndodh kjo qe dhe un te sigurohem jashtzakonisht shume per kete gje? jU LUTEM ME KTHENI NJE PERGJIGJE NUK MUND TE RRIJ PA THOR :*(

Dërguar nga Dajana Hidri, më 04 Maj 2015 në 12:22
Spitali Continental
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten