Spitali Continental
Dërguar nga:

Ligamenti Krusiat Anterior

Ligamenti Kruciat Anterior (ACL – Anterior Crucial Ligament) është ligamenti i gjurit qe demtohet me shpesh se ligamentet e tjere te ketij artikulacioni. Në shumicën e rasteve, ligamenti demtohet tek njerëzit që marrin pjesë në veprimtari sportive. Meqenese vitet e fundit aktivitetet sportive janë bërë një pjesë gjithnjë e më e rëndësishme per jetën, numri i demtimeve te ACL ka ardhur duke u rritur. Ketij demtimi i eshte dhene nje rendesi shume e madhe nga kirurgët ortopede gjatë 15 viteve të fundit dhe jane zbuluar operacione shume te sukseshme për rindërtimin e ACL-se se keputur.

Ky udhëzues do t'ju ndihmojë të kuptoni

  • ku lokalizohet ligamenti kruciat anterior (ACL) ne gju
  • si shkakon probleme demtimi i ACL-se
  • si e trajtojnë mjeket kete gjendje
Anatomia

Ku lokalizohet ligamenti kruciat anterior (ACL) dhe cili eshte funksioni i tij?

Ligamentet jane grupe indesh të forta që lidhin skajet e kockave së bashku. ACL vendoset në qendër të kycit te gjurit ku shkon nga ana e pasme e femurit (kocke e kofshes) te lidhet me pjesën e përparme të Tibias (kocke e kercirit).

ACL kalon përmes një brime të veçantë në femur te quajtur vrimal interkondilare dhe atashohet në një zonë të veçantë të Tibias te quajtur spina tibiale.

ACL është elementi kryesor qe kontrollon se sa përpara leviz kocka tibile nën kocken femorale. Nëse tibia shkon shumë larg, ACL mund këputet. ACL është ligament i parë që tendoset kur gjuri është I shtrire drejt. Nëse gjuri është i detyruar ta kaloje këtë pikë, ose te tejzgjatet, ACL gjithashtu mund te keputet.

Pjesë të tjera të gjurit mund të demtohen kur gjuri perdridhet me force, si në një goditje lenduese në futboll. Gjithashtu nuk është e pazakontë te shihet një keputje e ligamentit kolateral medial (MCL) në buzën e brendshme te gjurit dhe meniskut lateral, i ciili është jastëku ne forme U-je mes gjysmës së jashtme të Tibias dhe kockave te femurit.

Shkaqet

Si ndodhin demtimet e ACL?

Shkaku kryesor i lëndimeve për ACL është sporti. Llojet e sporteve të lidhur me keputjet e ACL janë të shumta. Sporte qe kerkojne vendosje te këmbës ne toke dhe ndryshim shume te shpejte te drejtimit te trupit (të tilla si basketbolli) kane një incidencë të lartë të lëndimit. Futbolli është gjithashtu shpesh burim i keputjes se ACL. Futbolli kombinon ndryshimin e këmbëve me shpejtësi te madhe dhe kercenimin e kontaktit trupor. Sporti i ski-se është një tjetër burim i shpeshtë i lëndimit, sidomos nga futja e çizmeve te skive qe arrije deri ne pulpe. Këto çizme ndryshojne impaktin e rënies në gju me shume se ne kembe apo kyc. Një demtim i ACL-se zakonisht ndodh kur gjuri perdridhet forcerisht ose tejzgjatet. Shumë pacientë degjojne nje kercitje kur ligamenti keputet dhe u duket sikur gjuri leviz prej vendit.

Numri i femrave që vuajnë nga keputjet e ACL-se eshte rritur në mënyrë dramatike. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes se numrit te femrave atlete. Por studimet kanë treguar se atletët femra janë 2-4 herë më te rrezikuara të pesojne keputje te ACL se atletët meshkuj në te njejtat sporte.

Kerkimet e fundit kane treguar disa faktorë që kontribuojnë në rrezikun më të lartë të femrave per keputjen e ACL-se. Atletët femra duket se kane aftesi me te vogel për të forcuar muskujt ne kofshë në të njëjtën shkallë si burrat. Kjo do të thotë se femrat nuk arrijne t’I mbajne gjunjte aq te qëndrueshem, gje qe mund t'u japë më pak mbrojtje te gjunjeve gjatë aktiviteteve të rënda fizike. Gjithashtu, testet tregojnë se kuadricepsi i femrave dhe muskujt e pasem te kofsheve punojnë ndryshe nga meshkujt. Muskujt quadriceps te femrave (në pjesën e përparme të kofshës) punojnë shumë forte gjatë aktiviteteve te lidhura me gjurin. Kjo gje con ne tërheqjen e tibias përpara, duke rrezikuar per nje keputje te ACL-se.

Ndërkohë, muskujt e grupit te pasem te femrave (M.biceps femoris, M semitendinosus dhe semimembranosus) (në anën e pasme të kofshës) përgjigjen më ngadalë sesa tek meshkujt. Muskujt e grupit te pasem normalisht mbrojnetibian nga rrëshqitjet shumë përpara. Reagimi i ngadaltë I muskujve te grupit te pasem te femrave mund të lejojë Tibian te rreshkase përpara, duke cuar ne terheqje te ACL-se. Studime të tjera tregojnë se ACL e femrave mund të dobesohet nga efektet e hormonit te estrogjenit. Të marra së bashku, këta faktorë mund të shpjegojnë pse atletët femra kanë një rrezik më të lartë per keputje te ACL.

Simptomat

Si ndjehet nje keputje e ACL?

Simptomet pas një keputje te ACL mund të variojne. Zakonisht, kyci I gjurit enjtet brenda një kohe të shkurtër pas lëndimit. Kjo I detyrohet gjakderdhjes në kyc nga enët e gjakut te cara në ligamentin e dëmtuar.Paqëndrueshmëria e shkaktuar nga ligamenti i keputur çon në një ndjenjë të pasigurie dhe dalje te gjurit, sidomos gjate përpjekjeve për të ndryshuar drejtimin e tij.Gjuri mund të jape ndjesine sikur kerkon te rreshkase prapa.

Dhimbja dhe ënjtja nga lëndimi fillestar zakonisht zhduken pas 2-4 javësh, por gjuri ende mund të ndjehet i paqëndrueshem.Simptomat e jostabilitetit dhe pamundësisë për t’I besuar gjurit për mbështetje janë ato që kërkojnë trajtim. Gjithashtu e rëndësishme në vendimin rreth trajtimit është fakti qe kirurgët ortopede kane kuptuar se jostabiliteti afatgjatë çon në artrit te hershem të gjurit.

Diagnoza

Si mund t’i identifikojnë mjeket demtimet e ACL?

Historia dhe ekzaminimi fizik janë ndoshta mënyra më e rëndësishme për të diagnostikuar një ACL te demtuar ose deficent. Në demtimin akut (te papritur), ënjtja është një tregues i mirë. Një menyre qe perdorin kirurgët ortopede është se çdo ënjtje e tensionuar që ndodh brenda dy orëve të demtimit të gjurit zakonisht përfaqëson gjak në kyc, ose një hemartoze. Nëse ënjtja ndodh ditën e nesërme, lëngu është me shume mundesi prej përgjigjes inflamatore.

Vendosja e një gjilpërë në kycin e fryrë dhe aspirimi (ose drenimi i sa me shume lëngu qe të jetë e mundur) jep lehtësim nga ënjtja dhe gjithashtu informacion të dobishëm per mjekun. Nëse gjendet gjak në gju, ekziston 70% e mundesive qe kjo përfaqëson një ACL te keputur. Ky lëng gjithashtu mund të tregojë nëse kërci në sipërfaqen e kycit te gjurit eshte demtuar.

Gjatë ekzaminimit fizik, mjeku do të përcaktojë sa shume eshte demtuar ACL e nëse ka ligamente tjera ne gju ose kërci I kycit jane demtuar gjithashtu.

Mjeku mund të urdhërojë grafi te gjurit për të perjashtuar mundesine e ndonje thyerje. Ligamentet dhe tendinet nuk shfaqen në grafi, por gjakderdhja ne kyc mund të rezultojë nga një frakturë e tij, ose kur pjesë të sipërfaqes së tij jane te demtuara. Rezonanca magnetike (MRI) është ndoshta testi më i saktë për diagnostikimin e një ACL te keputur pa kërkuar në gju. Pajisja e MRI përdor valët magnetike në vend te rrezeve-X(grafi) për të shfaqur indet e buta të trupit. Kjo pajisje krijon fotografi që duken si porcione të gjurit. Fotografitë tregojnë anatomine dhe çdo dëmtim ne menyre shumë e qartë. Ky test nuk kërkon gjilpera apo ngjyrues të veçantë dhe është nje test pa dhimbje.

Në disa raste, artroskopia mund të përdoret për të bërë diagnozën definitive nëse ka ndonje dyshime se cfare eshte duke shkaktuar problem ne gjurin tuaj.

Artroskopia është një operacion që përfshin futjen një kamera TV të vogël me fibra optike në kycin e gjurit, duke lejuar kirurgun ortoped te shohe direkt në strukturat brenda tij.Shumica dërrmuese e ACL –ve te keputur diagnostikohen pa përdorur për këtë lloj operacioni, edhe pse artroskopia perdoret ndonjëherë për të riparuar një ACL te keputur.

Trajtimi

Si i trajtojne mjeket demtimet e ACL-se?

Trajtimi jokirurgjikal

Trajtimi fillestar për një dëmtim te ACL-se fokusohet në uljen e dhimbjeve dhe ënjtjes në gju. Pushimi dhe medikamente të tilla si acetaminophen (Tylenol ®), mund të ndihmojë në uljen e këtyre simptomave. Ju mund të keni nevojë për të përdorur paterica deri sa ju mund të ecni pa çaluar. Shumica e pacientëve udhezohen të vënë një sasi normale te peshës gjate ecjes. Kyci i gjurit mund të kenë nevojë të drenohet me një gjilpërë (përmendur më herët) për të hequr gjakun qe mund te jete ne te.

Shumica e pacientëve kryejne terapi fizike pasi pesojne një demtim te ACL. Terapistët trajtojnë ënjtjen dhe dhimbjen duke perdorur akull, stimulim elektrik, dhe periudhat e pushimit me këmbën tuaj te mbështetur në lartësi.

Ushtrimet perdoren për tiu ndihmuar të rimerrni lëvizjen normale të kyceve dhe muskujve. Ushtrimet qe perfshijne nje sere levizjesh duhet të fillohen menjëherë me qëllimin qe te rimerrni me shpejtësi lëvizjen e plotë te gjurit. Kjo përfshin përdorimin e një biçikletë stacionare, stretching te lehte, dhe aplikim të kujdesshëm te presionit në gju vetem nga terapisti. Ushtrimet jepen për të përmirësuar fuqinë e muskujve quadriceps dhe muskujve te grupit te pasem (M.biceps femoris, M semitendinoses dhe semimembranosus). Kur simptomtat lehtësohen dhe forca permiresohet, ju do të drejtoheni në stërvitje të specializuara për të përmirësuar stabilitetin në gju.

Një mbajtëse per ACL-ne mund të sugjerohet. Kjo lloj mbajtëse merret zakonisht me porosi dhe nuk eshte nga ato qe mund te blihen ne farmaci. Ajo projektohet për të përmirësuar stabilitetin në gju kur ACL nuk funksionon siç duhet. Një mbajtëse ACL rekomandohet shpesh kur gjuri është i paqëndrueshem dhe nuk është planifikuar operacion. Siç u përmend, një ACL I keputur që nuk është korrigjuar çon shpesh në artrit te hershem te gjurit. Në këto raste mjekët japin një mbajtëse për të ndihmuar ne parandalimin e dëmtimit te kycit te gjurit për shkak të ligamentit te lenduar. Mbajtesja e ACL ndihmon gjurin te mos dale gjatë aktivitetit të moderuar. Megjithatë, ajo mund të japë një ndjenjë të rreme të sigurisë dhe mund te mos mbrojë gjurin gjithmonë gjatë sporteve që kërkojnë kercim psh. Shumë ortoped rekomandojë veshjen e një mbajtëse për të paktën një vit pas rindërtimit kirurgjikal, kështu që edhe në qoftë se ju vendosni të keni një operacioni te ACL, një mbajtëse është me shume mundesi një investim i mirë.

Nderhyrja kirurgjikale

Nëse simptomat e paqendrueshmerise nuk kontrollohen nga një mbajtëse dhe programi rehabilitimi, atëherë mund të sugjerohet nje nderhyrje kirurgjikale.Qëllimi kryesor i operacionit është mbajtja e Tibias nga levizja shumë përpara nën kocken e femurit dhe fitimi i funksionimit te gjurit perseri normalisht.

Edhe kur është e nevojshme nderhyrje kirurgjikale, kirurgët u rekomandojne pacientëve te tyre te ndjekin terapi fizike për disa séanca para operacionit. Kjo behet për të reduktuar ënjtjen dhe për të siguruar që ju mund ta ngreni gjurin tuaj komplet. Kjo praktikë gjithashtu redukton shanset e dhëmbjes se kycit dhe mund të shpejtojë shërimin pas operacionit.

Metoda Artroskopike

Shume kirurgët tani preferojne rindërtimin e ACL-se duke përdorur një pjesë të tendinit ose ligamentit për të zëvendësuar ACL e keputur. Ky operacion behet më shpesh me ndihmën e artroskopit. Incizionet zakonisht kërkohen rreth gjurit, por operacioni nuk i kërkon kirurgut te hape kycin. Artroskopi perdoret për të parë në brendësi të kycit te gjurit nderkohe qe kirurgu kryen punën. Shumica e operacioneve te ACL-se nuk kerkojne shtrim ne spital dhe shumë pacientë kthehen në shtëpi të njëjtën ditë qe kryejne nderhyrjen. Disa pacientë mund te qendrojne një ose dy netë në spital, nëse është e nevojshme.

Transplanti i tendinit Patelar

Një lloj i transplantit qe perdoret për të zëvendësuar ACL-ne e keputur është tendini patelar. Ky tendin lidh patelen (kupën e gjurin) tek tibia. Kirurgu heq një rrip nga qendra e ligament për ta përdorur si një zëvendësues për ACL e keputur.

Transplanti i tendinit te Muskujve te grupit te pasem (M.biceps femoris, M semitendinoses dhe semimembranosus)

Kirurgët gjithashtu mund te përdorin muskujt e grupit te pasem (M.biceps femoris, M semitendinosus dhe semimembranosus) për rindërtimin e një ACL te keputur. Indi per transplant merret nga një prej tendineve te ketyre muskujve që atashohet te Tibia, pikerisht poshte kycit te gjurit. Muskujt e grupit te pasem (M.biceps femoris, M semitendinosus dhe semimembranosus) shtrihen ne pjesen e prapme të kofshës. Tendinet e tyre e kalojnë kycin e gjurit dhe lidhen në çdo anë të Tibias. Transplanti qe përdoret në rindërtimin ACL merret nga Tendini i muskulit te grupit te pasem I quajtur m.semitendinos. Ky tendin shkon përgjatë pjesës së brëndshme të kofshës dhe gjurit. Kirurgët gjithashtu përfshijnë si pjesë te indit transplantues dhe nje tendin ngjitur me semitendinozusin te quajtur gracilis. Kur organizohet në tri apo katër shirita, tendini qe transplantohet ka gati forcë te njëjtë me tendinin Patelar te transplantuar.

Rindertimi allograft (Rindërtimi me transplant te huaj)

Materiale te tjera mund te përdoren për të zëvendësuar ACL e keputur. Në disa raste, një alograft mund te përdoret. Një alograft është ind që vjen nga dikush tjetër. Ky ind merret nga indet dhe organet donatorë në kohën e vdekjes dhe dergohet në një bankë te indeve. Indi kontrollohet për çdo lloj infektimi, sterilizohet, dhe ruhet në frigorifer. Kur është e nevojshme, indi porositet nga kirurgu dhe përdoret për të zëvendësuar ACL e keputur.Alografti mund të jetë nga tendini Patelar, Tendini i muskujve te grupit te pasem (M.biceps femoris, M semitendinoses dhe semimembranosus), ose tendini i Akilit (tendin që lidh muskujt e pulpes tek thembra).

Kirurgët perdorin Tendinin patelar si alograft te indeve sepse tendini vjen me kockën origjinale te bashkangjitur në çdo fund të transplantit (nga kupa dhe nga Tibia). Kjo e bën më të lehtë rregullimin e alograftit në vend.Përparësia e përdorimit të një alografti është se kirurgu nuk duhet të ngacmoje ose heqe ndonjë nga indet normale nga gjurin tuaj për ta përdorur si ind per transplant.Operacioni gjithashtu zakonisht merr më pak kohë, sepse transplanti nuk ka nevojë te merret nga gjuri juaj.

Riaftësimi

Çfarë duhet të pres pas trajtimit?

Rehabilitimi jokirurgjikal

Rehabilitimi jokirurgjikal për një ACL te keputur zakonisht zgjat gjashtë deri në tetë javë. Terapistët aplikojne trajtime të tilla si stimulimi elektrik dhe akull për të ulur dhimbjen dhe ënjtjen. Ushtrime për të përmirësuar gamën e levizjeve te gjurit dhe forcën shtohen gradualisht. Nëse mjeku përshkruan një mbajtëse, terapisti do të punojë me qe ta merrni dhe ta perdorni ate.

Ju mund t’i ktheheni aktiviteteve sportive kur quadriceps tuaj dhe muskujt e grupit te pasem (M.biceps femoris, M.semitendinosus dhe M.semimembranosus) kane fituar fuqinë e tyre të plotë dhe të kontrollit, ju nuk keni ënjtje që shkon e vjen dhe ju nuk keni problem me daljen e gjurit.

Pas nderhyrjes kirurgjikale

Shumica e mjekëve I dergojne pacientët e tyre ne terapine fizike formale pas rindërtimit te ACL. Me shume mundesi ju do të përfshiheni në një program rehabilitimi progresiv për 4-6 muaj pas operacionit për të siguruar rezultatin më të mirë nga rindërtimi i ACL. Në fillim, takohet terapisti fizik 2-3 herë në javë. Nëse operacioni dhe rehabilitimi shkojnë siç është planifikuar gjatë gjashtë javëve të para, ju mund tiu duhet te realizoni një program në shtëpi dhe të takoni terapistin tuaj çdo disa javë per nje periudhë 4-6 mujore.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 4567 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Ortopedi
Komente nga lexuesit

mora informacion, por ne nje rresht thuhet per ulje te estrogjenit,cndodh me dobesimin e ligamentit kur kemi ulje per shkak te menopauzes mosha 40-50 vjec. ju faleminderit

Dërguar nga luljetalaci, më 19 Gusht 2013 në 11:59

kam demtim ligamenti(ACL). nqs kryej operacionin a mund te luaj me futboll ?

Dërguar nga erion cara, më 22 Dhjetor 2013 në 13:10

kam demtuar ligamenti ACL dy here qfare dyhet bere dhe nqs nuk kryej operaqion a mund te luaj futboll

Dërguar nga elsamir, më 28 Shtator 2014 në 04:54
Spitali Continental
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten