Dërguar nga:

OsteoArtriti dhe artroplastika e kellkut (Pjesa e parë)

OsteoArtriti (OA) i kellkut (nyjes koksofemorale) eshte nje nder patologjite me te shpeshta qe ortopedet hasen ne praktiken e tyre. Artroplastika, ose nderrimi total I nyjes koksofemorale eshte “zgjidhja perfundimtare” e osteoartrit te avancuar. Perpjeket e para qe jane bere per nderrimin total te kellkut i kane rrenjet e veta rreth viteve 1890. Ne ditet e sotme, artroplastika, ka arritur shkallen e nje nder kirurgjive me te arritura.

Nuk do ndalem gjate tek faktoret qe ndikojne ne zhvillimin e osteoartritit. Ata jane te shumte dhe ne do permendim vetem disa. Trauma e pesuar eshte nje nder me te shpeshtit si pasoje e se ciles demtohet kerrci i kokes se femurit, kerrci i nyjes acetabulare, ligamentit te kokes se femurit, buzes acetabulare dhe shume e shume komponenteve te tjere.

Si pasoje e demtimit te elementeve te lartpermendur me kalimin e kohes nyja humbet fortesine e saj, dendesia e kockesh bie gje qe con ne ndryshimin e biomekanikes se kellkut dhe muskujve. Infeksioni eshte nje faktor tjeter qe mund te demtoje gjendjen e kercit (kondros). Hemorragjite brenda nyjes jane te shpeshta pas infeksioneve bakteriale dhe virusale. Shume studjues rol te vecante i japin gjenetikes duke i bere disa njerez me te prirur per te zhvilluar osteoartrit te kellkut.

Trajtimi konservativ eshte nje nder rrugezgjidhjet per trajtimin e osteoartrit. Disa nga medikamentet qe perdoren jane grupet analgetike te cilat bejne te mundur uljen e dhimbjeve. Nese do perdoret medikamentet e grupit “Anti-Iflamator Jo Steroidal” (Non Steroidal Anti Infflamator NSAID) behet ulje e dhimbjeve dhe ulja e inflamacionit ne nyje.

Nje nder grupet e ilacave qe perdoren me shume efektivitet jane «COX-2 - bllukuesit» e izoluar. Rol te vecante i jepen trajtimit terapik i cili ben ndjeshem rritjen e cilesise se jetes se pacienteve. Shkenca dhe praktika ka treguar se osteoartriti eshte nje gjendje, fatkeqesisht e pasherueshme. C’do metode konservative trajtimi ka efekt perkohesor.

Ne fazat e para te osteoartritit vihen re dhimbjet ne zonen kurrizore, pjesen mbrapa zones se legenit dhe te «te ndenjurave» duke kaluar madje ndonjehere deri poshte pergjate gjymtyrit te poshtem. Shpesh here, ne fazat me te perparura, vihen re dhimbjet ne zonen inguinale. Ndersa patollogjia perparon, nyja behet me kalimin e kohes ngurtesohet, madje edhe levizjet minimale te gjymtyrit jane te dhimbshme. Gjithashtu vihet re ndjeshem shkurtimi i kembes gje qe sjell si pasoje calimin gjate ecjes.

Llojet e protezave qe perdoren ne ditet e sotme, talenti i kirurgeve, menyrat mini-invazive te implatimit dhe sigurisht rezultatet e cilesise se jetes se pacienteve e kane bere artroplastiken nje nder operacionet me te arritura deri me sot. Per t’ja arritur nje nderhyrje kirurgjikale te arritur dhe per ta bere ate sa me efektive per pacientin une dhe cdo kirurg tjeter ben planifikimin e operacionit dhe hapat qe do merren.

 

Gjeja e pare e nevojshme eshte grafia e legenit ne menyre qe te duken qarte te dyja nyjet koksofemorale. Pervec grafise se legenit (fig 1) eshte e nevojshme grafia e nyjes qe planifikohet te operohet ne projeksion anteroposterior dhe lateral ne abduksion (fig 2). Keto projeksione bejne te qarte shkallen e osteoartrit. Etapa e dyte eshte anamneza e detajuar e pacientit. Grafia dhe ananmneza i japin kirurgut nje ide te qarte te llojit te protezes qe do implantohet.

 

Para se te ndalemi ne llojet e protezave te kellkut qe ekzistojne, do te desha ti hidhnim nje sy pjeseve te saj. Proteza ndahet ne 3 komponente (fig3).

  • Komponenti i pare eshte komponenti femoral e cila quhet ndryshe edhe kemba e protezes.
  • Komponenti i dyte eshte komponenti acetabular i cili implantohet ne acetabulin e legenit.
  • Komponenti i trete eshte koka se bashku me aksesuaret e saj e cila ben lidhjen e komponentit acetabular me ate femoral.

Ne ortopedine moderne implantohen me qindra llojesh te ndryshme protezash kellku. Ne do bejme nje klasifikim te thjeshte ne menyre qe te kemi te qarte se si behet zgjedhja e protezes per implantim nga kirurgu.

Ato ndahen ne dy grupe te medhaja (fig5). Grupi i pare jane protezat te cilat komponti femoral dhe acetabular fiksohen me cimento (fig 5 djathtas). Grupi i dyte jane protezat komponentet e te cilave fiksohen pa cimento ne menyre "press-fit" (fig5 majtas).

Forcat e ferkimit qe kryhen midis kokes se protezes dhe folese acetabulare bejne klasfikimin e dyte te protezave i cili quhet klasifikimi ne baze te forcave te ferkimit (fig6). Llojet e forcave te ferkimit te protezave qe ne kemi ne ditet e sotme jane : metal-polietilen(plastike), metal-metal, qeramike-qeramike, qeramike-polietilen, qeramike-metal.

Nje klasifikim tjeter qe i behet kembeve te protezave eshte ne baze te formave dhe vendit qe ato zene ne kanalin femoral. Kemba e protezes implantohet brenda kanalit te kockes femorale. Ne baze te vendit ku kemba do zere vend ne kanal dhe do mbaje peshen ato ndahen ne kembe me fiksim proksimal (fig7), kembe me fiksim te ndermjetem dhe kembe me fiksim distal. Kemba e protezes ne fig 7, nese krahasohet me kemben e protezes ne fig 5, dallohet per gjeresine dhe shkurtesine e saj. Keto dy parametra e bejne ate te zere vend ne hyrje te kanalit te kockes femorale.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 156 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Kirurgji ortopedike
Komente nga lexuesit

Pershendetje!Dhe une kam nje problem te tille dhe doja te dija sa mund te kushtoj operacioni.

Dërguar nga Rezarta Cakerri, më 14 Janar 2014 në 01:44

Pershenderje ! Sa kushton nje operacion i tille ?Mosha e pacientit 74 vjec grua.

Dërguar nga Thanas Gjyli, më 01 Maj 2014 në 03:19
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten