Dërguar nga:

Prostatiti akut dhe kronik

Prostatitet jane semundje te infeksionit te gjendres se prostates qe prekin rreth 38% te burrave te moshes seksualisht aktive.

Shkaktaret e semundjes jane akoma objekt studimi, por eshte e sakte qe infeksionet bakteriale jane pergjegjese per te shkaktuar disa tipe te prostatiteve.

Faktore predispozues mendohet se jane edhe infeksionet e vijave te poshteme urinare (cistitet dhe uretritet), ulja e imunitetit, stresi si edhe traumat lokale.

Semundja mund te cfaqet me disa shenja klinike, qe mund te jene :

DHIMBJET: jane karakteristike ne infeksionet e prostates dhe shpesh here bejne qe te drejtohet pacienti tek mjeku si edhe e ben kete te fundit qe te orientohet per diagnozen e prostatitit.

  • Dhimbje ne nje apo edhe ne te dy testikujt.
  • Ndjenje rendese ne zonen Perineale (nga Testikujt deri ne Anus).
  • Dhimbje ne rrezen e kofsheve.
  • Djegie ne majen e uretres, gjate dhe pas urinimit.
  • Dhimbje ne pjesen e poshteme te barkut me ndjenjen e zbrazjes jo te plote te urines.

CRREGULLIME TE SFERES SEKSUALE: Vihen re me shpesh ne te semuret me fenomene te Prostatitit Kronik prej disa vitesh, qe bejne fenomene te ricfaqjeve te perseritura.

  • Kjo zgjatje ne kohe e semundjes i ben shumicen e pacienteve te kene gjendje ankthi dhe, qe shpesh here drejtohen tek neurologu.
  • Kane nje ulje te deshires seksuale.
  • Ereksion te dobesuar.
  • Mund te kene shenja gjaku ne sperme.
  • Ejakulacion te hereshem.

CRREGULLIMET URINARE: Mund te jene prezente edhe ne te semure me Hipertrofi Benigne te Prostates, po ashtu edhe ne te semure qe vuajne nga Prostatiti. Diferenca eshte se kjo shenje eshte me e voneshme ne te semuret me HPB dhe e menjehereshme ne te semuret me Prostatitis.

  • Mund te kene nderprerje gjate aktit te urinimit.
  • Urinime te shpeshta me sasi te paket urine.
  • Urinim me pika ne fund te urinimit.
  • Ndjenja te shpeshta urinimi gjate nates.
  • Ulje te forces se sasise te urines se nxjerre.
  • Ndjenja e zbrazjes jo te plote te fshikezes se urines.

PAMUNDESI RIPRODHUESE: Pacientet qe vuajne per nje kohe te gjate nga ky grup smptomash, zakonisht arrijne edhe ne nje ulje te aftesise riprodhuese.

PROSTATITET mund te manifestohen ne formen bakteriale dhe jo bakteriale.

PROSTATITI BAKTERIAL AKUT

Prostati bakterial akut fillon menjehere me temperature te larte per disa dite, me ethe, me dhimbje perineale dhe skrotale, me dhimbje mesi, me crregullime te renda urinare.

I semuri duhet te dejtohet tek mjeku, i cili me ane te eksplorimit rektal, ne keto raste konstaton se gjendra e prostates eshte e fryre, e zmadhuar, e nxehte, e bute ( fluktuante ) dhe shume e dhimbeshme ne prekje.

Zakonisht keta paciente referojne per nje histori te gjate te shenjave klinike dhe qe ne nje moment te caktuar e ne menyre te papritur, i jane cfaqur edhe shenjat e mesiperme.

Mendohet se prostatitet jane semundje qe shkaktohen nga agjente mikrobiale, por qe keto mikrobe jo gjithnje mund te konstatohen nga ekzaminimet laboratorike mikrobiologjike.

Kur mjeku specialist behet me dije per keto shenja klinike, duhet te komunikoje me qetesi me te semurin si edhe duhet te shikoje me kujdes te gjitha ekzaminimet klinike dhe baktereologjike, ekografine e vijave urinare, te prostates dhe te duktuseve seminale.

TRAJTIMI

Studimet e koheve te fundit kane vene re, se perdorimi i alfa-bllokanteve dhe i antibiotikeve, si edhe kombinime te ndryshme te ketyre dy tipeve te medikamenteve, kane dhene rezultate me te mira per permiresimin e simptomave klinike. Trajtimi me vetem anti-inflamatore i ketyre patologjive, ka qene me rezultate me te dobeta.

Alfa-bllokantet duhet te perdoren me kujdes ne trajtimin e prostatiteve, sepse mund te shaktojne nje ulje te ndjeshme te tensionit arterial (Hipotension).

Zakonisht, pacientet i neneshtrohen cikleve me antibiotike dhe antiinflamatore, se paku per 15 dite, duke preferuar grupin e kinoloneve si Levofloxacina dhe Ciprofloxacina, qe mund te tejshkojne kapsulen prostatike dhe te arrijne ne prostate, te pasuar nga grupi i Sulfamidikeve dhe Makrolideve (International journal of antimicrobial Agents – 2008), ne vartesi te pergjigjes se antibiogrames (kur kjo eshte pozitive).

Si antibiotike sulfamidike mund te perdoren Bactrim (Trimetoprim) per rreth 2 jave.
Antibiotiket duhet te perdoren vetem ne format e prostatiteve bakteriale, ato nuk jane te indikuara per trajtimin e prostatiteve abakteriale jo inflamatore si edhe ne format asimptomatike.

Mund te perdoren gjithashtu medikamente antispastike urinare, sidomos ne raste te inkontinences urinare (urinim i pa vullneteshem) i shoqeruar me prostatit (Osibutinina ose Kentera).

Perdorimi i anti-inflamatoreve eshte i diskutueshem. Ne literature citohen raste ne favor te perdorimit te Aulines.

Mjekimi mund te kombinohet me perdorimin e Terazocines (Prostatil), Tamsulosines (Omnic) apo te Silodosines (Urorec), qe ky i fundit nuk duhet te jepet ne paciente me insuficience te rende renale.

Sidoqofte, mjekimi duhet te zgjidhet nga specialisti urolog sikurse edhe kohe zgjatja e tij.

Keto mjekime duhet te pasohen nga i semuri, duke permiresuar stilin e jeteses, shoqeruar me nje diete te shendeteshme dhe te ekuilibruar.

  • Duhet te beje nje jete seksuale te rregullte (Te mbrojtur me condom), pa perioda te gjata abstenimi.
  • Te kufizoje disa produkte ushqimore si cokollatat, vezet, frutat e thata, djatherat, etj.
  • Te kufizoje pijet si kafeja, caji, pijet e gazuara si edhe ato alkoolike.
  • Gjate dites duhet te pihen ne menyre te fraksionuar lengje (kryesisht uje) se paku 2 deri ne 3 litra, duke mos i perdorur keto 3 deri ne 4 ore perpara se te bihet ne shtrat per te fjetur.
  • Te merren masa per te evituar kapsllekun, duke perdorur nje diete te pasur me fibra si edhe duke praktikuar nje aktivitet fizik te rregullte dhe jo te sforcuar.
  • Te nderpritet pirja e duhanit, sepse nikotina eshte irituese per fshikezen e urines.
  • Ne persona obeze, renia ne peshe, shpesh here permireson kuadrin klinik.
  • Shume e rendesishme eshte qe pacienti te degjoje dhe te respektoje keshillat e mjekut te familjes, apo te specialistit urolog, qe ndjek kete semundje inflamatore.
PROSTATITI BAKTERIAL KRONIK

Prostatiti bakterial kronik eshte nje patologji qe haset ne shume paciente, qe kane nje infeksion te gjendres se prostates dhe te vezikulave seminale. Zakonisht jane konstatuar me shpesh bakteriet si Escherichia Coli ( gram-negativ ), Enterococcus Faecalis ( gram-pozitiv ), Staphylococcus Epidermidis (gram-pozitiv).

TRAJTIMI

Pasi pacienti te kete bere disa ekzaminime mikrobiologjike ( mbjellje te urines apo te lengut spermatik ), per te individualizuar agjentin mikrobial, duhet te filloje trajtimi me antibiotike, se paku per 30 dite shoqeruar edhe ne kete rast me produkte alfa-litike, anti-inflamatore, multivitamina, fermente laktike, Etj.

Nese simptomatologjia nuk permiresohet apo do te kete riperseritje te shpeshta, mund te kalohet ne nje trajtim me invaziv, qe konsiston ne trajtimin infiltrativ te prostates me lende kortizonike, te perzier me antibiotike, nen Ekografi.

PROSTATITI KRONIK ABAKTERIAL

Prostatiti kronik abakterial vihet re me rralle. Keta te semure zakonisht :

  • kane dhimbje kronike te dyshemese pelvike dhe spazma te muskujve elevator anii.
  • kane veshtiresi ne urinim si edhe fluksin e urines se nxjerre e kane te dobet.
  • ne ekzaminimin rektal, pacienti ka dhimbje te forte ne prekje te prostates, por vetem ne nje ane. Edhe zona per rreth anusit eshte e dhimbeshme.
TRAJTIMI

Menyrat e trajtimit te kesaj forme jane akoma te diskutueshme, por keta te semure mund te lehtesohen me ane te:

  • Nje jete te rregullte dhe me diete korrekte.
  • Nga ana mjeksore mund te perdoren miorelaksante, antidepresive jo hipnotnotike, alfalitike si edhe medikamente kunder dhimbjeve.
  • Masazhi manual te prostates, Etj.
KESHILLA PER PACIENTET ME PROSTATIT AKUT APO KRONIK

DIETA

  • Te konsumohen ushqime te ngrohta dhe ne orare te rregullta.
  • Te eliminohen, ne perioden akute, ushqimet pikante dhe mishi i derrit, pijet alkoolike, rrushi, domatet si edhe ushqime te tjera qe mund te acidifikojne urinen si cokollatat, te konservuarat, speca djegese, qepet, lule lakra, brokoli si edhe pije te gazuara.
STILI I JETES
  • Te evitohen sportet, qe potencialisht mund te traumatizojne gjendren e prostates si edhe bicikleta, motocikleta, kalerimi.
  • Te behen shetitje dhe te praktikohen aktivitete sportive relaksuese si noti, vrapime te lehta, gjimnastike per relaksimin e trupit, etj.
  • Te evitohen aktivitetet sedentare apo ne pozicion te ulur si p.sh. udhetimi me makine per nje kohe te gjate.
  • Te behet kujdes per higjenen personale dhe ate intime, sidomos per ata qe vuajne nga hemorhoidet, duke marre terapi mjeksore per kurimin e tyre.
  • Te behet nje aktivitet i rregullt seksual ( i mbrojtur ) pa abuzime, duke evituar periodat e gjata te abstinences.
  • Te mos vishen biankeri dhe pantallona shume te ngushta.
Ky artikull është lexuar 8301 herë.
Komente nga lexuesit

prsh kam nje problem shum stresus ,nese do te me jepni nje pergjigje do ju isha perzemerzish shum mirnjohes ,ne testikulin e majt kam dhimje po thuajse te vazhdushme ,po dhimja behet me e ndjeshme kur si psh koka e vrejtur te pirit duhan ose alkol te qendruarir ne kembe ,po me shum e ndjej gjat nje orgazme ,ne pikpamje te pare diaknoza mund te duket si varicocele,po edhe kete e kam bere 4 vite me pare operacion,nuk e di se mund te behet serisht per te eliminuar dhimjet kjo eshe e dhimshme po stresuse kam problem tje qe e kondisederoj kryesor ate te oreksionit vij ne orgazem pa arritur fortesin e duhur ,gje qe me perpara se te behesha opercocion pak a shum kisha edhe ather probleme me oreksionin vetem per nje 20 dit jam ndjere mire pas operacionit per varicocele nuk kisha as dhimje dhe kisha shum oreksiont ,nuk e di se kam qene i qarte per tu kuptuar ju falenderoj nese mundeni nje pergjigje te me jepni ,flavis 30 vjec

Dërguar nga flavis, më 12 Dhjetor 2013 në 08:43

Doktor kam nje shqetesi prandaj dhe poju shkruaj kam dhimbje te testikulit te djathte kur urinoj qetesohem nuk e mbaj dot urinen nga nje her me shpeton dhelagem ne mbathjet ndej ankth skam oreks dhe kam te skuqura pjesen e testikujve me duken site mpira me jepni nje mendim mdase me mdihmoni poju shkruaj nga Amerika. Falemiderit.

Dërguar nga 0012484034730, më 06 Tetor 2014 në 02:12

doktor para 2 javeve kisha nje shqetesim.kur urinoja me digjte.me pikonte sperme.shkova tek mjeku tek puna dhe me dha ca antibiotike. amoksiklav quhen antibiotiket.per 2 dit i mbaroj.deri tani kane dhene efekt por prap me shqeteson fakti qe kur e pyeta mjekun nuk me ktheu pgj.ju lutem shume mund te ma tregoni se cfare kam.

Dërguar nga denisi, më 06 Tetor 2014 në 11:52

Doktorr te lutem me jep nje orjentim. Kam dhimbje poshte kokes se penis rrez kofsheve si dhe lekura ne zonen gjenetale me eshte that dhe varur. Plus kam renie te theksuar te deshires seksuale te ereksion si dhe ejakulim te shpejte,si dhe ndjej diegje gjat urinimit dhe her pas here dhimbje fundit barkut dhe mezit qe keto kohet e fundit eshte ber e vazhdueshme.. Kam rreth dy vite e gjysem me keto shqetesime kam ber vizita ne urolog dhe analizat nuk rezultojne azgje! Kjo me ka shkaktuar sh stres.Nga cka lecoj mendoj se mundet te kem ndonje lloj prostatit a nuk edi,porse ju lutem me jepni nje ndihme. Jam 26 vjece dhe jeta ime eshte ber sh e erret dhe stresante pasi ndjej shqetesime perditeshme.

Dërguar nga Jashar, më 07 Mars 2015 në 08:08

i nderuar Jashar , Mendoj se shqetësimet që ju raportoni , nuk Kanë të bëjnë me infeksionin e PROSTATËS . Sidoqoftë rekomandoj të merrni kontakt direkt Me Mjekun . Të shkuara .

Dërguar nga Viktor, më 09 Mars 2015 në 07:41
Dr. Altin Cekodhima Mjek Gastrohepatolog - Vizita, Gastroskopi, Kolonoskopi, Polipektomi, Endosonografi. www.altincekodhima.com
Dr. Kozeta Mustafaraj Mjeke Obsteter-Gjinekologe. Vizita gjinekologjike, echografi, kolposkopi, nderhyrje gjinekologjike.
www.drkozeta.com
Dr. Gjergji Bizhga Mjek specialist ORL. Operacione estetike te hundes, vesheve dhe fytyres. Nderhyrje kirurgjikale te ndryshme.
www.gjergjibizhga.com
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten