Dërguar nga:

Te njohim dhe te trajtojme hershem semundjet e prostates (Pjesa e parë)

Prostata eshte nje gjender e aparatit seksual mashkullor e vendosur poshte fshikezes se urines dhe perpara rektumit. Tradicionalisht gjendra e prostates paraqet 4 lobe, por me shume perdoret nenndarja sipas McNeal i cili thote se prostata perbehet nga:

  • Zona periferike qe perben rreth 70% te indit te prostates;
  • Zona qendrore qe perben deri 25% te indit te gjendres; dhe
  • Zona Ndermjetese qe perben vetem 5% te indit te prostates

Prostata tejshkohet nga nje pjese e kanalit te uretres qe quhet uretra prostatike si edhe nga dy duktuset ejakulatore i djathte dhe i majte, po keshtu edhe nga shume kanaleza te vogla. Ky klasifikim konsiderohet i rendesishme sepse cdo zone ka specifikat e saj persa i perket lindjes se patologjive te ndryshme qe prekin prostaten.

Dimensionet e saj jane ato te nje geshtenje apo me nje diameter prej rreth 3-4 cm.dhe me peshe rreth 20 gram. Vete pozicioni i prostates e ben ate qe kur kjo peson crregullime, keto te influencojne ne problemet e urinimit dhe te jashteqitjes (defekacionit) si edhe te keqsimit te aktivitetit seksual tek meshkujt. Funksioni i prostates eshte qe te prodhoje sekrecione (lengun seminal) per ta bere spermen me te lengshme si edhe te rregulloje hormonet mashkullore.

Semundjet me te shpeshta te prostates jane :

  1. Hipertrofia benigne e Prostates (HPB);
  2. Prostatiti Akut dhe Kronik;
  3. Kanceri i Prostates.
1. HIPERTOFIA BENINJE E PROSTATES (HPB)

Zmadhimi i volumit te prostates eshte i lidhur me nje crregullim hormonal fiziollogjik qe ka te beje me uljen e aktivitetit te testikujve qe ndodh me rritjen e moshes.

Me mplakjen, niveli i hormonit Dihidrotestosterone (DH) rritet dhe kjo stimulon rritjen e prostates.

Hipoteza tjeter e lidh rritjen e volumit te gjendres se prostates me mos ekuilibrimin e dy hormoneve, te quajtura testosteron dhe estrogen. Keshtu sa me shume mashkulli rritet ne moshe, aq me pak testosteron prodhohet dhe nga ana tjeter do te kete nje rritje sinjfikative te estrogenit, te cilit i atribuohet shkaku kryesor i kesaj patologjie.

Me zmadhimin e prostates shkaktohen probleme ne lidhje me zbrazjen e urines dhe me pasoja mbi shendetin e te semurit. Per kete aresye kerkohet te behen kontrolle periodike dhe te merren masa preventive. Hipertrofia Benigne e Prostates zakonisht e ka zanafillen nga zona tranzicionale (ndermjetese). Eshte nje nga prekjet me te shpeshta persa i perket semundjeve te prostates.

Kur flitet per zmadhim te prostates apo Hipertrofine Benigne te Prostates (HPB), behet fjale per nje zmadhim te asaj pjese te gjendres qe rrethon uretren, pra ne prostate rritet nje "lloj gjendre e re" qe ushtron presion edhe ne vete prostaten ne drejtim nga jashte.

IPB-ja fillon te zhvillohet shume shpejt, qe pas moshes 30 vjecare dhe vazhdon me rritjen e moshes, por jo ne te gjithe meshkujt rritet me te njejten shpejtesi. Nuk ka nje korelacion te drejte ndermjet madhesise se prostates dhe shenjave klinike. Nga te dhenat e literatures del se me shume se 50% e burrave ndermjet moshes 60 dhe 69 vjec, kane shenja klinike te HPB-se, ndersa kur kalohet mosh 80 vjecare incidenca rritet deri ne 80%.

Shkaku i HPB-se ka lidhje edhe me etnite. Tek raca afrikane kjo semundje eshte me frekuente.

Patologjia eshte kronike dhe progresive dhe megjithse eshte me natyre benigne ajo crregullon ne menyre te ndjeshme cilesine e jetes. Rritja e prostates shkakton nje ngushtim te pjeses fillestare te uretres prostatike dhe urinimi behet me veshtiresi. Si pasoje e kesaj "pune te sforcuar" te fshikezes se urines per te nxjerre urinen, provokohet nje lodhje e saj qe manifestohet me dobesim te muskulatures se saj dhe mund te formohen divertikule, infeksione apo edhe kalkuloza.

Grupi i shenjave klinike qe manifestohet me crregullime te urinimit, permblidhet ne termin prostatizem. Ne kete grup bejne pjese dy lloj simptomash:

  1. Crregullime iritative (Infeksioze);
  2. Crregullime obstruktive (Bllokuese).

Ne grupin e shenjave iritative, bejne pjese keto dukuri:

  • Gjate dites, lind nevoja e te urinurit te shpeshte (Polakiuria);
  • Gjate nates, ngrihen shpesh here per te urinuar (Nikturia);
  • Mund te linde nevoja per te urinuar ne menyre te menjehershme (Urgjence per te urinuar);
  • Vihet re djegje gjate urinimit (Stranguria).
  • Nganjehere ndodh edhe hematuria makroskopike apo mikroskopike.

Ne grupin e shenjave obstructive, bejne pjese keto dukuri:

  • Urinimi behet me nje fluks te dobet dhe me presion te ulet. Specialisti urolog e konstaton kete symptom me ane te urofluksimetrise;
  • Veshtiresi per te filluar urinimin;
  • Pas urinimit, ne fund dalin edhe disa pika urine;
  • Fluksi i urines nuk eshte i vazhdueshem por eshte me nderprerje;
  • Ndjenja e zbrazjes jo e plote te fshikezes.

Shenja te tjera

  • Shterzime te dhimbshme te fshikezes se urines me ndjenjen e vazhdimesise se urinimit (tenezma);
  • Shpesh here ulet ne menyre te ndjeshme deshira seksuale (reduktim i libidos seksuale).
  • Kjo gjendje mund te shoqerohet edhe me crregullime te ereksionit.
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 353 herë
Komente nga lexuesit

Ju falenderoj per keshillat qe na afroni per te pasur nen kontroll te rregullt kete - diagnoze shqetsuese - per ne meshkujt me moshe te avancuar ,mendoj se mjeket tane kane nje pregatitje te larte profesionale , dhe nje aftesi komunikuese me pacientet shume praktike - popullore ta quajme -qe eshte e qarte se si duhet te veproje i semuri me keto simptoma shume delikate . me respekt, Luan Malaj ,nga SICILIA ,
...

Dërguar nga LUAN MALAJ, më 27 Tetor 2012 në 01:13

I nderuar Z. Malaj! Qellimi i ketyre publikimeve shkencore - popullore eshte njohja dhe sensibilizimi i popullates si edhe i strukturave perkatese , per njohjen dhe krijimin e kushteve per mundesine e trajtimit ne kohe te disa semundjeve me incidence te larte. Ju falenderoj per vleresimin dhe komentin tuaj.
Me respekt. Dr. Viktori.

Dërguar nga Viktor Qereshniku, më 27 Tetor 2012 në 08:23

eshte nje infomaion teper i vlefshem urime Dr faleminderit.

Dërguar nga ridvan begaj, më 27 Shkurt 2013 në 04:25

respekte mjekeve dhe mjeksise shqiptare

Dërguar nga Nik, më 09 Qershor 2013 në 11:08

Shum respekt per mjeket ton me te mire.

Dërguar nga kena, më 09 Korrik 2013 në 02:44

Te nderuar lexues ( Z. Beqaj , z .Nik dhe Kena ) ! Sigurisht qeeme vjen mire qe jeni lexues te ketij portali mjekesor sikurse me duhet te ju shpreh konsideraten time per vleresimet per mjekesine Shqiptare ne pergjithesi , si edhe per vleresimin qe tregoni per informacionin qe une ju kam dhene .
Me respekt ,
Viktor QERESHNIKU .
Mjek kirurg . Tirana , Albania .

Dërguar nga viktor QERESHNIKU , më 10 Nentor 2013 në 12:40

Jam i kenaqur qe mund te dij ma teper per prostaten sepse edhe un vuaj nga kjo smundje.Mjeku me ka keshilluar viziten e koh pas kohshme .Tani jam mir por si duket sipas kesaj qe lexova duhet te vej kontakt me mjekun tim per tretman eventual.Pershendetje vllazrore.

Dërguar nga Rexhep, më 10 Janar 2014 në 07:02

Ju pergzoi per punen e bere ne kete fushe te mjekesise perkatesisht te urologjise .Sqarimet e dhena ne kete studim jane me interes per gjith ata pacient qe vuajn nga prostata.

Dërguar nga Sylë Tahirsylaj, më 23 Prill 2014 në 01:27

ju pergezojm per informacionin qe na vini ne dispozicion.
A mund te ndikoje spoliatroza ne krijmin e nje gjendje te ngjashme me prostaten??flm

Dërguar nga REDIAN, më 25 Prill 2014 në 05:26

I nderuar REDAN !
Jane dy semundje te ndryshme , por organizmi eshte nje i tere !

Dërguar nga viktor, më 30 Prill 2014 në 09:02

I nderuar Syle Tahirsylaj !
ju pergezoj qe jeni azhornuar me artikujt e botuar ne Mjeket.al dhe faleminderit per komplimentin . Ne mundohemi qe me nje gjuhe te kuptueshme edhe nga personeli jo mjeksor , te kuptoje dhe te parandaloje apo te mari masa qe ne stadet e fillimit te semundjeve .
Me respekt . Viktori .

Dërguar nga viktor, më 30 Prill 2014 në 09:07

Pershendetje doctor Viktori.Lexova
Te njohim dhe te trajtojme hereshem semundjet e prostates nga ju zoti doctor.Une u interesova pasi ka rreth nje jave qe kam dhimje qe aq sa di une ketu mbi vete mund te jene dhimje te prostates.Por kur lexova shenjat klinike kam frike se nuk kam asnjeren nga ato megjithese tani do ta vezhgoj me mire kete problem.Ju sqaroj qe jam me hernie diskale L2 - L4,dhe me shume problem ne stomak edhe pse jam kuruar kam shume problem,nga njerezit e mi nuk e ka pasur ndonjeri problem prostaten.Kam pasur dhimje pra nje viti ne testikulen e djathte ,bera nje eko dhe doktori me tha qe e keni nga hernia dhe duhet te kuroheni nga kjo.Keto jua thashe per sqarim doctor,kam bere dhe nje eko te fshikezes dhe prostates e disponoj kete dhe me trajtuan mjeket me paracetamol me 10% hidrocicline dhe ketotiprofen me pika(oki)dhe nuk pata me shqetesim,hoqa dhe nje brez qe e mbaja per mesi per dhimjen e shpines.Jua thashe keto per te krijuar nje ide mbi shqetesimin qe kam dhe brenda mundesive me jepni nje opinion se cfare duhet te bej sa me shpejt.Duke ju kerkuar ndjese per shqetesimin pres nje pergjigje brend mundesive nepermjet imejlit ose mund te komunikojme me tel. 066 20 530 30 Me respect per ju P.C.

Dërguar nga Petrit Cara, më 06 Prill 2015 në 07:24

pershendetje doktor
rrnofsh te dhashte zoti jet e shnet.
krenohemi me specialistat qe i kemi

Dërguar nga haxhi jasharaj, më 08 Maj 2015 në 10:56

Ziti Cara , më dëshirën e MIRË QË
Të jap PËR ju një Përgjigje përsa
Kërkoni , duhet Të JU informoj së në
Bazë Të ankesave që ju parashtroni , MË
Vjen keq por nuk mund Të krijohet një
Ide e kjartë për diagnozën tuaj !
Ndoshta mjeku kurues do ju informojë
Më mirë nga konsulta .
Unë aktualisht ndodhem jashtë Shqipërisë .
Me respekt ,
Viktori .

Dërguar nga Dr . Viktori - Përgjigje ., më 12 Maj 2015 në 02:50

Ju falenderoj per informacionet mjeksore qe sillni per njerezit. Sot, mbajtja dhe ruajtja e shendetit, kerkon kulture, te cilen ai qe do e gjen me menyra te ndryshme. Jam nje burre ne moshe 56 vjec.Nuk vuaj nga asnje lloj semundje. Bej nje jete te rregullt(familjare, ushtrime fizike, seksuale, ne menyren e te ushqyerit etj. Nga simptomat qe ju permendni(per prostaten)nuk kam asnje shqetesim. A duhet te bej ndonje analize apo vizite tek specialisti per te parandaluar ndonje problem ne te arddhmen? Probleme gjenetike, nuk kemi ne familje. Me rrespekt Gjergji Dhamo.

Dërguar nga gjergji dhamo, më 08 Gusht 2015 në 08:42
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten