Dërguar nga:

Tumoret malinje dhe beninje të stomakut

Në organizmin tonë qelizat e shëndetshme rriten dhe ndahen në një rrugë të vjetër. Ky proces është i kontrolluar nga ADN, që është një material gjenetik , i cili përmban instruksionet për cdo proces kimik në trupin tonë. Disa gene të ADN nxisin ndarjen qelizore, disa të tjera e ngadalsojnë atë, ose programojnë që qelizat të vdesin në kohën e duhur. Ndërsa gene të tjera kontrollojnë proceset që ndihmojnë përmirësimin e ADN.

Kur ADN është e dëmtuar këto gene nuk funksionojnë në mënyrë të saktë duke shkaktuar kështu rritjen e qelizave jashtë kontrollit dhe eventualisht formojnë një tumor- një masë malinje. Megjithëse shkaqet e shumë tipeve të kancereve nuk janë plotësisht të qarta, kërkimet kanë bërë një progres real në përcaktimin e faktorëve që shkatërrojnë ADN e qelizave të stomakut dhe se si këto dëmtime çojnë në kancer.

Çfarë e shkakton kancerin e stomakut?

Infeksioni nga Helikobakter Pylori (H P) Rreth 2/3 e popullsisë në botë është e infektuar me një bakter të tillë , që jeton thellë në palat mukoze të stomakut. Mendohet se ky bakter përhapet nga personi në person, nëpërmjet rrugës fekal-orale, ose nëpërmjet ujit të kontaminuar. Infeksioni nga HP shpesh shfaqet në fëmijëri dhe mund të zgjasë gjatë gjithë jetës në qoftë se nuk trajtohet.

Tani infeksioni nga HP është i njohur si shkaku kryesor i ulceres së stomakut, në rreth 80% të rasteve por mund të jetë shkaku kryesor edhe i kancerit të stomakut. Sipas Organizatës Botërore të Shendetësise, gjysma e rasteve të reja vjetore të kancerit të stomakut i atribohet infeksionit nga Helikobakter Pylori. Të kesh ulcer nuk je domosdoshmërisht para një rrisku të lartë për kancer stomaku, por të kesh infeksion me Helikobakter Pylori, po.

Kjo ndodh sepse, një infeksion i zgjatur shkakton inflamacion qelizor i cili çon në ndryshime prekanceroze të stomakut. Një nga këto ndryshime është dhe gastriti atrofik, një konditë në të cilën qelizat acid-prodhuese janë të shkatërruara. Mendohet që nivelet e ulta të acidit parandalojnë toksinat kancer-shkaktuese nëpërmjet shkatërrimit të tyre ose nxjerrjes jashtë stomakut.

Nitratet dhe nitritet Këto janë përberje kimike natyrale që shfaqen atëhere kur bakteriet shkatërrojnë nitrogenin. Nitratet përdoren në shumë proçese të përpunimit të mishrave. Në stomakun tonë shumë baktere, duke përfshirë edhe HP , konvertojnë nitratet në nitrite, një tjetër bazë kimike e nitrogenit. Nitritet përdoren në disa ushqime me përmbajtje mishi si hamburger, beikon.

Nitritet kombinohen me substanca të tjera që përmbajnë nitrogen duke formuar në stomak N-nitrozo-komponimet, që janë karcinogenë të fuqishëm dhe që njihen si shkaktarë të kancerit të stomakut.

Duhani dhe abuzimi me alkool Së bashku irritojnë stomakun dhe mund të shkaktojnë kancer të pjesës së sipërme të stomakut deri në ezofag.

Ushqimet e tymosura, të regjura dhe mishi i kuq Para shpikjes së frigoriferit ushqimet konsevoheshin nëpërmjet tymosjes, kriposjes ose regjies dhe skuqjes. Ushqimet e konservuara përmbajnë sasi të mëdha nitritesh dhe nitratesh, të cilat në stomakun tonë konvertohen në komponime kancer-shkaktuese. Vëndet ku konsumohet shumë mishi apo peshku i regjur si Japonia , kanë një rrisk të lartë për kancer stomaku. Po kështu një diete me përmbajtje të lartë mishi të kuq (mishi i vicit, lopës, gjingjit) sidomos i përdorurr si barbecue , ka një lidhje me kancerin e stomakut.

Niveli i ulët socio –ekonomik Mendohet që kjo lidhet me shpejtësinë e përhapjes së infeksionit me HP në vëndet në zhvillim.

Shenjat dhe simptomat

Shenja e përbashkët dhe më e hershme e tumoreve malinje dhe beninje të stomakut është hemoragjia e brëndëshme mikroskopike , e cila zbulohet vetëm nga testi i feçeve për gjak okult. Në qoftë se hemoragjia vazhdon, me humbje të qelizave të kuqe të gjakut , kjo çon në anemi dhe në shfaqjen e lodhjes.

Kur kanceri është shumë i avancuar mund të shfaqen shenja dhe simptoma të tilla si :

  1. Diskomfort në regjionin e sipërm dhe të mesëm të barkut, që nuk mund të përmirësohet nga ushqimet ose antiacidet. Por në stadet e hershme, dhimbja mund të pakësohet nga efekti i antiacideve dhe i ushqimeve.
  2. Diskomfort abdominal që agravohet nga ngrënia.
  3. Jashtëqitje me ngjyrë të zezë.
  4. Të vjella me gjak.
  5. Të vjella pas ushqimit.
  6. Dobësi, këputje dhe humbje peshe.
  7. Ndjenjë ngopje pas vakteve, megjithëse ngrënia mund të jetë më e pakët se normalisht.

Por të kesh një ose disa nga këto shenja nuk do të thotë se ke kancer stomaku. Ka edhe semundje të tjera, si ulçera peptike, që mund të shkaktojnë shenja të tilla.

Stomaku është si një qese muskulare, e lokalizuar në pjesen e sipërme të majtë të abdomenit, poshtë brinjëve. Në një moshë mesatarisht të rritur stomaku ka përmasat e një bostani të vogël, por mund të tërhiqet nga anët per të mbajtur gati 1 gallon ushqime dhe lëngje. Kur është bosh, stomaku është i mbledhur në vetvete dhe shtrihet pas ngrënies ose pirjes.

Megjithëse stomaku luan një rol të madh në digjestion, procesi i vërtetë digjestiv fillon me gojën, ku pështyma fillon shkatërrimin e karbohidrateve dhe yndyrnave. Nga këtu ushqimet kalojnë në ezofag, një tub 25 cm i gjatë që bashkon fytin me stomakun. Në fund të ezofagut është një valvul muskulare (sfinkteri i poshtëm ezofageal) që relaksohet për të lejuar kalimin e ushqimit në stomak.

Muret e stomakut kufizohen me tre pllaka të fuqishme muskulare të cilat copëtojnë ushqimet në copëza më të vogla dhe i përziejnë me enzimat dhe acidin e prodhuar nga gjëndrat në brendësi të stomakut.

Acidi klorhidrik, është kaq korroziv, sa që mund të gërryejë hekurin. Nga ana tjetër indet delikate të stomakut janë të mbrojtura nga ky acid i fuqishëm, nga një shtresë e hollë mukusi, si xhel, që vesh stomakun.

Ndërsa ushqimi në stomak shpërbëhet dhe përzihet, janë kontraksionet muskulare të stomakut ato që e shtyjnë atë drejt valvules pilorike, e cila lejon kalimin për në porcionin e sipërm të zorrës së hollë : duodenit.

Duhen 3-4 orë për zbrasjen e stomakut pas ngrënies , në vartësi kjo edhe të dietës ushqimore. Ushqimet me përmbajtje të lartë yndyrore kërkojnë një kohë më të madhë në boshatisjen e stomakut.

Pjesa më e madhe e tumoreve të stomakut e marrin zanafillën nga qelizat glandulare që shtrihen në stomak dhe këto tumore quhen adenokarcinoma. Ndonjëhere tumori mund të zhvillohet nga indi limfatik i stomakut – limfoma, ose nga muskuli- sarkoma. Rreth 3% e tumoreve të stomakut janë tumore karcinoide që e marrin origjinën nga qelizat hormon prodhuese të stomakut.

Tumoret karcinoide metastazojne më pak, ndërsa tumoret e tjera përhapen nëpërmjet rritjes në stomak, ezofag, dhe në zorrën e hollë. Tumori mund të shtrihet edhe nëpër muret e stomakut, në nodujt limfatike duke u përhapur eventualisht në organet e tjera si mëlci, pankreas, zorrë etj.

Faktoret e rriskut qe cojne ne kancer te stomakut
  1. Të kesh infeksion me HP na ekspozon 2-6 herë më shumë ndaj kancerit në krahasim me ata që nuk e kanë këtë infeksion. Por në shumë njerëz me infeksion nga HP nuk është gjetur kancer stomaku dhe kërkimet tregojnë se faktorët genetikë luajnë një rol të rëndësishëm. Të kesh HP së bashku me një formë geni që shkakton aciditet të ulet në stomak rrit rriskun për kancer të stomakut.
  2. Seksi mashkull është i rriskuar 2 herë më shumë se seksi femër.
  3. Mosha ku evidentohet më shpesh kanceri i stomakut është nga 50-60 vjec. Por mund të haset edhe nën moshën 40 vjec.
  4. Dieta ka një rol të rëndësishëm. Konsumimi i ushqimeve të konservuara, të tymosura , të regjura, i ushqimeve me përmbajtje të nitriteve dhe nitrateve, sidomos në mishrat e përpunuar, përben një faktor rrisku që nuk duhet neglizhuar. Nga ana tjetër përdorimi i frutave, zarzavateve, sidomos ato me ngjyre të kuqe ose të verdhe si domatja, karrota, patatja e embël, ndihmojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri i stomakut.
  5. Alkoli dhe duhani janë të implikuar në kancerin e stomakut. Pirja në mënyrë të moderuar e alkolit, që është përcaktuar jo më shume se nje pije për gratë në ditë, dhe dy pije për burrat mund të ketë rezultat pozitiv në shëndet . Por të pish më shumë, mund të shkaktosh një numër problemesh që përfshijnë irritimin e stomakut dhe të ezofagut të cilat mund të cojnë në kancer.
  6. Stomaku i operuar përbën rrezik pas rreth 20 vjetësh nga operacioni i bërë. Zakonisht bëhet fjalë për heqjen e një pjese të stomakut, ose për rivendosje të valvules pylorike , nderhyrje që bëheshin për trajtimin e ulceres peptike. Pas operacionit lëngjet biliare, ndonjëhere edhe ato pankreatike mund të kthehen mbrapsht duke shkaktuar irritim dhe inflamacion të stomakut. (gastritis) Kjo gjëndje mund të cojë në kancer të stomakut tek disa njerëz.
  7. Polipet e stomakut, të cilat janë rritje të vogla në brendësi të stomakut, në përgjithësi janë beninje por, polipet adenomatoze sidomos kur janë me diameter më të madh se 1cm janë shpesh prekanceroze.
  8. Sindroma familjare e kancerit përfshin një crregullim hereditar si polipoza adenomatoze familjare, kanceri jo polipoz i kolonit, të cilat lehtësisht rrisin rriskun për kancer të stomakut. Kanceri gastrik difuz hereditar është një formë e rrallë e kancerit të stomakut që shoqërohet me mutacion të genit CDH1. Një prind me genin defektiv ka një shans 50% për t'ia trashëguar atë cdo fëmije të tij. Për këtë ¾ e njerëzve që trashëgojnë këtë gen zhvillojnë kancer të stomakut, prandaj mjekët rekomandojnë kirurgjinë e stomakut për të gjithë fëmijët e prindërve me këtë gen. Megjithatë, tani testet e ADN mund të determinojnë ekzakt se kush është me rrisk. Në qoftëse ju keni në familje histori me kancer gastrik mjeku ose genetisti mund tu përgjigjet pyetjeve tuaja rreth testeve te ADN.
  9. Historia familjare : në qoftë se prindërit kanë vuajtur nga kjo diagnozë, ekziston një rrisk 2-4 herë më shumë për kancer stomaku.
  10. Anemia pernicioze është një konditë që shpesh shoqëron gastritin atrofik. Kjo lidhet me mungesën e vitaminës B12 e cila ndikon në prodhimin e qelizave të kuqe , të shëndetshme të gjakut. Kjo anemi kurohet lehtë me injeksione të vit B12, por të kesh këtë sëmundje ke një rrisk për kancer stomaku.
  11. Grupi i gjakut A: për arsye ende të panjohura personat me këtë grup gjaku kanë një rrisk me të madh për kancer stomaku.
  12. Origjina : shpeshtësia është më e madhe në disa vende si Japonia, Korea,Evropa Lindore, Amerika Latine, se sa në SHBA. Kjo diference lidhet me dietën dhe HP (helikobakter pylori)
  13. Ekspozimi ambjental ka të bëjë me disa vënde pune të kontaminuara si me asbest, nikel etj.
  14. Obeziteti : burrat që peshojnë 15-20 kg më shume se pesha ideale, kanë një rrisk më të madh.
Kur duhet kërkuar opinioni i mjekut?

Kanceri i stomakut është i trajtueshëm në qoftë se ai kapet herët. Fatkeqësisht rrallë simptomat fillojnë në stadet e hershme. Kur shfaqen simptomat, shpesh janë vagale, dhe lehtësisht mund të gabohet për një problem më pak serioz si një virus,ose një refluks acid.

A duhet të takoni mjekun tuaj në qoftë se keni një ndjenjë persistente të diskomfortit në regjionin e sipërm ose të mesem të barkut, sidomos kur ka lidhje me humbje peshe ose me një dobësi të përgjithshme?

PO

Po kështu duhet të kontrolloheni kur keni të vjella pas vakteve, ose jashtëqitje me ngjyrë të zezë. Por jo gjithmonë shenja të tilla janë rezultat i kancerit.

Per të ndihmuar në vënien e diagnozës së kancerit të stomakut dhe per të përjashtuar mundësitë e tij rekomandohen një ose disa nga testet e mëposhtme:

  1. Fece për gjak okult : është një test jo invaziv për të gjetur pranine e gjakut të fshehur në fece. Megjithëse hemoragjia mikroskopike është një nga shenjat e para të kancerit , ajo mund të jetë shkak edhe i problemeve te tjera.
  2. Endoskopia e sipërme ose gastroskopia është një procedurë që lejon mjekun të shohë anormalitetet e traktit të sipërm gastro-intestinal të cilat nuk mund të dallohen nga rrezet X. Kjo eshte procedura me e sakte kur ajo realizohet sipas protokollit. Nëpërmjet këtij ekzaminimi mjeku mund të marrë edhe biopsi ku mund te vleresohet stomaku edhe per situata prekanceroze si atrofine, metaplazine dhe displazine. Endoskopia e sipërme ekzaminon ezofagun, stomakun, dhe pjesën e sipërme të intestinit të hollë. Kjo procedurë kërkon disa minuta. Pas këtij ekzaminimi nuk duhet të hani për 2 orë.
  3. Ekzaminimi radiologjik i traktit të sipërm gastro- intestinal , i cili ekzaminon ezofagun, stomakun, dhe pjesën e parë të intestinit të hollë. Para testit pihet sulfat bariumi, një lëng i trashë, i cili vesh përkohësisht stomakun. Pas këtij testi ju mund të hani normalisht ose të vazhdoni aktivitetin tuaj të zakonshëm, por është e nevojshme të pihet më shumë ujë për nxjerrjen e bariumit nga sistemi juaj tretës. Komplikacioni më i thjeshtë është konstipacioni i përkohshëm.
  4. Endoskopia me ultrasound ose EUS ndihmon për të determinuar nëse kanceri ka përhapje në muret e stomakut, ose në indet e afërta dhe nodujt limfatike.
  5. Tomografia e kompjuterizuar ose skaneri përdoret për të kontrolluar përhapjen e kancerit jashtë stomakut sidomos në organe si mëlcia dhe mushkëritë.
  6. Rezonanca manjetike shikon përhapjen e kancerit pas stomakut.
  7. Ekzaminimi radiologjik i kraharorit sheh nëse kanceri ka përhapje në mushkëri.
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 15452 herë.
Artikuj të tjerë ne specialitetin Gastrohepatologji
Komente nga lexuesit

shume i vlefshem

Dërguar nga vali, më 11 Janar 2013 në 06:01

nje artikull shum i mir dhe i vlefshem

Dërguar nga ardeshir, më 01 Shkurt 2013 në 11:25

A ka sherim semundja e tumorit dhe nese po si?me ktheni pergjigje ju lutem.

Dërguar nga Aldina, më 17 Korrik 2013 në 16:28

Pershendetje Aldina! Ne lidhje me pyetjen tuaj nese ka sherim semundja e tumorit fillimisht sqarojme se kjo varet nga fakti nese tumori eshte benjin ose malinj. Kur tumori eshte malinj(vertetuar nga biopsia)sherimi varet nga tipi histologjik i tumorit, qe tregon sesa agresiv eshte ai si dhe nga fakti sesa heret jemi ne kohen e zbulimit te tumorit. Sa me heret te zbulohet tumori aq me shume mundesi mbijetese ka pacienti. Behet fjale per mbijetese me vite.Ne praktiken tone kemi patur raste qe tumori eshte kapur shume shpejt gjate gastroskopise me biopsi: "early gastric cancer" qe do te thote se tumori nuk ka kapur te gjitha shtresat e stomakut, nuk ka dhene limfonoduj lokale dhe ne distance, as metastaza.Ne kete rast eshte hequr tumori dhe nje pjese e stomakut,jane ndjekur protokollet e onkologjise dhe pacienti eshte i sheruar, por qe ndiqet rregullisht.

Dërguar nga Albana Duni, më 18 Korrik 2013 në 04:24

Pershendetje Doktoreshe Albana! Babai im i eshte nenshtuar nje nderhyrje ku hoqi totalishtte stomakun. Pas operacionit pergjigja e biopsise se stomakut dhe gjendrave pereth ishte se masa e gjetur ne te ishte kancer malinj. Mjeku qe zhvilloj nderhyrjen konstatoj se metastaza nuk kishte. Zhvillimi i kancerit eshte 5 mujor. Doja te dija nese imat i nenshtrohet kimioterapive, ka mundesi shpetimi ose te pakten te zgjatjes se jetes ne disa vite me teper. Shume faleminderit! Edlira

Dërguar nga Edlira, më 27 Nentor 2013 në 17:45

Prsh doktoreshe. Une kam afro nje vit qe pi cigare. Kohet e fundit km pas disa shqetesime me stomakun. Para nje muaji kam pasur jashteqitje me gjak. Po vtm nje dite. Para nje jave me dhimbte fyti dhe me doli nje gjender ne fyt. U vizitova dhe mtha qe e fytin te acaruar. Me pyeti nese kisha urth po un kisha. Me tha q duhet tket t bej me stomakun. Pst nk shkova me per vizite. Ka filluar tani me djeg stomaku. Km oreks por nk ha dot shum se direkt ndjej ngopje. Kam fryrje te stomakut dhe naten mbytem se me del nje lende nga fyti qe me ben per te vjelle. Gjith diten km ate ndjesine qe me perzihet dhe me djeg edhe krahrori deri ne stomak. A duhet te shkoj te vizitohm a ka ndonje gje per tu shqetesuar? Dua te theksoj qe gjyshi me vdiq nga kanceri ne mushkeri. Gjyshen e kam me kancer ne gjoks. Motra e gjyshes me kancer ne stomak. Dhe vllai me kaloj tumor ne muskul e kishte ne gropen qe kemi ngjitur me qafen. Ju lutem pres prgj tuaj se jm shum n merak.

Dërguar nga Dorina, më 10 Janar 2014 në 07:08

Pershendetje Dorina!Ankesat e tua eshte e sigurt qe lidhen me stomakun.Stomaku mund te kete disa arsye qe te semuret. Se pari eshte helikobakteri, se dyti trashegimia, se treti duhani etj. Mjahton qe ti te kesh dy arsye do te thote qe je e predispozuar per gastrit, ulcer e tjera. Por diagnoza e semundjeve te stomakut nuk mund te vihet vetem me ankesat sepse ato jane te peraferta per disa semundje. Me sakte dioagnoza vihet me gastroskopi dmth sonda e cila ne ditet e sotme behet shume lehte.Pra ju duhet te beni gastroskopine. Ndersa jashteqitja me gjak nuk ka lidhje me stomakun por me zorren.

Dërguar nga Albana Duni, më 14 Janar 2014 në 08:24

Pershendetje! Ju uroj pune te mbare e falenderim per informacionin mjaft te nevojshem.Nje mikesh e imja para dy vjetesh ka hequr temthin me polip.Para disa muajsh i filluan problemet me stomakun.Ka fryrje,djegje te lehte dhe te vjella si vner ne ngjyre jeshile.Dua tju ve ne dijeni se eshte 35 vjec,ka 10 vjet qe pi rregullisht duhan dhe ne raste dhe alkol.Vuan nga diabeti,tensioni.Ka vetem nje femije 10 vjec.Para disa ditesh beri nje sonde te stomakut.Mjeku i tha qe ka gastrit por qe dyshon (pasi sapo po formohej) nje polip ne pjesen e fundit te stomakut.I ka dhene mjekim dhe i ka thene qe te presi deri ne shtator per te bere dhe nje here sonden.Te lutem me thoni ku mund tju gjej per nje konsult.Doktoreshe dua tju them dhe se ka shqetesime dhe me kolitin si dhe mbipeshen pasi ka tre vjet qe shton nga 10-12 kg duke patur po te njejtin rregull ngrenie.Ju lutempres pergjigjen tuaj.Ju faleminderit.

Dërguar nga Drita Kolasi, më 19 Shkurt 2014 në 02:05

Pershendetje, babi im sapo eshte diagnostifikuar me adenokarcinom ventrikulare. A eshte i rrezikshem?

Dërguar nga Shqiprime, më 22 Shkurt 2014 në 09:34

Pershendetje Drita! Me te drejte shqetesohesh per shoqen tende. Ne ju mirepresim ne kliniken endoskopike "La Vita" rruga Kongresi i Manastirit, prane spitalit pediatrik.

Dërguar nga Albana Duni, më 24 Shkurt 2014 në 12:58

Pershendetje Shqiperime! Kjo diagnoze eshte tumor I stomakut. Duhet percaktuar stadi i tumorit per te percaktuar strategjine e terapise.

Dërguar nga Albana Duni, më 24 Shkurt 2014 në 13:03

Pershendetje,dokt albana.urime per punen tuaj.jam nje nene 38 vjece,keto kohet e fundit nuk ndjehem mire,kam keputje kembesh.po u ula mezor ngrihem.por jam bere sh merak se kam pasur shum dhimbje barku,beli sekur do lindja.shkova bera eco te pergjithshme me nxoren me nje gur te vogel qe kishte reshkitur ne rruget urinare,mora mjekim,dje me ka kapur nje dhimbje e madhe stomaku dhe prerje barku,deri sa perfundova ne spital,bera dy serume dhe dy gjilpera.pak u qetesova,jam ne merak mos kam ndonje gje te keqe.te lutem me ktheni nje pergjigje .me respekt nevila

Dërguar nga nevila, më 24 Korrik 2014 në 09:53

pershendetje doktoresh.Sapo kam mesuar qe babi im vuan nga semundja e kancerit ne stomak kan then se eshte femer dhe ka filluar te leshoj dhe metastaz mendohet se po perfshin dhe mushkrin.ne e mesuam pasi babin time i ra trumpoza ne kemben e djathte perdorem kleksanin pre te i kaloi per rreth 3 jave rreth muajit te par i ra trumpoza ne kemben tjeter.TE lutem me kthe pergjigje nese mund te parandalohet me kimio terapi

Dërguar nga edlira hoxha, më 14 Dhjetor 2014 në 12:45

E dashur Edlira! Me vjen keq per babain, por mesa duket tumori eshte ne stad te avancur perderisa jane shfaqur metastazat. Dihet qe sa me heret te kapet tumori aq me i trajtueshem eshte. Kimioterapia ne kete rast nuk parandalon por vetem mund te ndikoje pak ne jetegjatesi. Ju duhet te flisni me mjeke kimioterapefte ne QSUT qe te ndiqni protokollet e mjekimit per stadin ne te cilin eshte babai juaj.

Dërguar nga Albana Duni, më 17 Dhjetor 2014 në 14:19

Pershendetje , kam humbur shume peshe, dhe me vejn nje munim nga lukthi, pothuaj se mbes pa vetedije. Kjo me eshte shfaqur nga mosha 14 vjeqare ndersa tani jam 30 por tani ky mumdim ka filluar te me shpeshtohet sidomos 3 viteve te fundit, gjat ketyre momenteve zbehem shume ne fytur dhe buzet marrin pak ne te kaltert. Ndjehem tersisht e lodhur ne ato momente, baktrria h pylori me ka dal pozitive+++ A mund te shkaktohet e gjithkjo nga bakteria h pylori apo ka dicka tjeter. Ju faleminderit

Dërguar nga Xheni, më 16 Janar 2015 në 08:00

Te jesh me antitrupa anti helikobakter pozitiv nuk do te thote qe je i semure, pasi antitrupat qe qarkullojne ne gjakun tone mund te jene pozitive edhe kur helikobakteri eshte crrenjosur. Ajo qe ju duhet te beni eshte gastroskopia e cila vlereson nese stomaku ka gastrit, ulcer etj.

Dërguar nga Albana Duni, më 19 Janar 2015 në 13:59

Pershendetje doktoresha! Sapo lexova kete informacion dhe ju falenderoj sepse eshte shume i vlefshem. Por pas kesaj me lind nevoja qe tju bej nje pershtjellim te asaj cka po ndodh me familjar te mite. Vajza e dajes tim ne Itali muajt e fundit vuante nga nje uri e pa kontrolluar, ishte gjithe diten e uritur dhe nuk ngopej. Para pak javesh eshte diagnostikur me tumor ne stomak. I eshte bere operacioni nga i cili doli se i jane hequr 22 nyje kanceroze, prej ketyre 4 kane rezultuar malinje dhe i kane filluar kimio terapine. Para 4 vitesh humbem motren e saj per te njejten semundje. Ne te vertete nese bejme nje vezhgim ne brezat paraardhes nuk na rezulton askush me kete semundje pervec gjyshit tone te perbashket qe ne moshe te vjeter eshte ankuar ndonje here per shqetesime te lehta stomaku pas nje ngrenie te shpejte sepse ai kishte zakonin te hante shpejt. Pyetja qe me lind nga e gjithe kjo eshte se a ka mundesi te jete dicka e trasheguar qe nuk eshte shfaqur ne brezat paraardhes por ka qene e pranishme si dicka e fshehte apo eshte thjesht koicidence? Dhe pyetja tjeter eshte: A eshte e nevojshme qe dhe ne qe jemi te aferm te saj te bejme analiza me te hollesishme si dicka e domozdoshme, d.m.th a ekziston dhe tek ne faktori i riskut? Faleminderit. Diten e mire.

Dërguar nga Dorina , më 24 Prill 2015 në 02:58

Pershendetje doktoresha! Sapo lexova kete informacion dhe ju falenderoj sepse eshte shume i vlefshem. Por pas kesaj me lind nevoja qe tju bej nje pershtjellim te asaj cka po ndodh me familjar te mite. Vajza e dajes tim ne Itali muajt e fundit vuante nga nje uri e pa kontrolluar, ishte gjithe diten e uritur dhe nuk ngopej. Para pak javesh eshte diagnostikur me tumor ne stomak. I eshte bere operacioni nga i cili doli se i jane hequr 22 nyje kanceroze, prej ketyre 4 kane rezultuar malinje dhe i kane filluar kimio terapine. Para 4 vitesh humbem motren e saj per te njejten semundje. Ne te vertete nese bejme nje vezhgim ne brezat paraardhes nuk na rezulton askush me kete semundje pervec gjyshit tone te perbashket qe ne moshe te vjeter eshte ankuar ndonje here per shqetesime te lehta stomaku pas nje ngrenie te shpejte sepse ai kishte zakonin te hante shpejt. Pyetja qe me lind nga e gjithe kjo eshte se a ka mundesi te jete dicka e trasheguar qe nuk eshte shfaqur ne brezat paraardhes por ka qene e pranishme si dicka e fshehte apo eshte thjesht koicidence? Dhe pyetja tjeter eshte: A eshte e nevojshme qe dhe ne qe jemi te aferm te saj te bejme analiza me te hollesishme si dicka e domozdoshme, d.m.th a ekziston dhe tek ne te tjeret mundesia e shfaqjes se kesaj semundje? Faleminderit. Diten e mire.

Dërguar nga Dorina , më 24 Prill 2015 në 04:28

E dashur Dorina! Kanceri i stomakut ka disa faktore nje nga te cilet eshte historia familjare. Kjo do te thote qe personat me histori familjare per kancer kane nje risk per te zhvilluar kancer 2-4 here me shume se ata qe nuk kane ne historine e tyre familjare persona me kancer stomaku.Por jo te githe familjaret do te vuajne nga kjo semundje. Ajo qe ka rendesi eshte qe ju te tjeret duhet te ndiqni protokollet e kontrolleve me gastroskopi dhe biopsi te mukozes se stomakut per te pare nese ka ne stomakun tuaj situata te tilla si metaplazia intestinale, atrofia gastrike, polipe adenomatoze te cilat jane situata prekanceroze. Ne bote ka disa analiza gjaku qe lidhen edhe me ADN qe duhet ti bejne personat qe kane te aferm me kancer stomaku. Duke ndjekur kontrollet familjaret e tjere normalisht quhen te shpetuar pasi kjo rrit mundesine e zbulimit te hershem te kancerit, dhe ky eshte qellimi: zbulimi i hershem, pasi tumori sherohet kur kapet heret. Duke qene se motra tjeter humbi jeten nga e njejta semundje do te thote qe trashegimia familjare ka rol ne kete histori. Persa i perket brezave paraardhes me pare shume diagnoza nuk zbuloheshin dhe personi vdiste pa u ditur shkaku i vertete. Shpresoj te kete mundesi mbijetese per kusheriren tuaj. Kjo nese tumori eshte shtrire vetem lokalisht pa dhene metastaza!

Dërguar nga Albana Duni, më 02 Maj 2015 në 14:08

Pershendetje Albana ! Kohet e fundit kam filluar te mbytem shum gjat ushqyerjes madje edhe kur pi uje duhet te pi shun avash edhe me nderprerje se mbytem leht . Dhe shpesh here kam marrje fryme nuk ngopem.me ajer. A eshte dicka shqetesuese kjo gje ? Ju faleminderit

Dërguar nga Ana, më 24 Shtator 2015 në 16:27
Artikuj të rinj
Mjekët e shtuar së fundmi
Mjeket sipas specialitetit
Komentet e fundit
Sondazh

A mendoni se mjeket ne Shqiperi jane te kualifikuar aq sa duhet?

Dergo voten