Dërguar nga:

Trajtimi i kancerit te gjirit

Strategjia aktuale e kancerit te gjirit

Kanceri i gjirit eshte nje semundje heterogene qe paraqitet ne menyra te ndryshme dhe ne paciente qe kane veçori te ndryshme biologjike sociale dhe humane. Shancet per nje kirurgji te studiuar, kimio dhe radio terapi jane me te medhaja se sa ne te kaluaren.

Sot perdoren strategji te studiuara per parandalimin e kancerit te gjirit kirirgjia mbetet arma kryesore e ndihmuar nga radio terapia intra ose post operatore per ta parandaluar recidiven lokale dhe kimio terapia adjuvante ose neoadjuvante. Berja e receptoreve hormonal dhe e 2HRNEW hapi nje fushe te re ne trajtimin hormonal dhe me herceptin ne trajtimin e rasteve te veshtira te kancerit te gjirit me rezultate shume te mira.

Trajtimi kirurgjikal i Kancerit te Gjirit

Mendimi shkencor ka evoluar nga kirirgjia radikale e modifikuar tip MADDEN ose PATEY po shkohet ne drejtim te kirurgjise konservative me ruajtje te gjirit. Mamektomite radikale te modifikuara perdoren kur masat jane me te medha se 3 cm ose kur jane te vendosura afer aureoles ose ne kuadrantin central.

Boshatisja e aksiles duhet te jete shume e kujdeseshme jotraumatike, pa emoragji, per te evituar edemen e krahut qe eshte shume e veshtire te trajtohet.

Ne kirurgjine konservative te gjirit kur tumori eshte 2 – 3 cm mjafton te shkohet 1 cm larg buzes se tumorit. Sot nga studimet e institutit te Milanos Prof. Umberto Veronezi rekomandon te shkohet deri ne 2 cm ose me shume large buzes se tumorit per te evituar recidiven lokale.

Ne shtratin e tumorit lihen 3 klipte titani nje ne mes dhe 2 anash per te drejtuar BOOST radioterapi. Ne bote sot aplikohet ne keto raste radioterapia intraoperatore 1600 deri ne 2000 RAD.

Studimet vazhdojne per te vertetuar se kush eshte me e mire radioterapia e fraksionuar apo intraoperatore. Nje trajell te tille e ka ndermarrre instituti i tumore te Milanos nen drejtimin e Prof. Umberto Veronezit.

Per te arritur operacione konservative ne kancerin e gjirit kur masa eshte me e madhe se 4 cm eshte perdorur kimio terapia neoadjuvante per zvogelimin e mases dhe berjen e kirurgjise konservative ne menyre qe te evitohet recidiva lokale.

Sot me futjen e onkoplastikes ne rastet e kancerit te gjirit arrihen operacione qe sigurojne ruajtjen e gjirit edhe kur tumori eshte me i madh se 4 cm. Keto teknika jane futur per here te pare ne Shqiperi ne kliniken Amavita dhe para 10 ditesh ne kishim nje referat te sukseshem ne institutin evropian te onkologjise ne Milano.

Ne rastet e ekcizioneve me te gjera si kuadrantektomi edhe me shume, kemi mbuluar defektin me lembo te muskulit latissimus dorsi. Ne keto raste kemi realizuar edhe biopsine subareolare.

Per ekcizionet e tumoreve te medha ne menyre qe te mos deformohet gjiri jane perdorur me sukses teknika e Madlen Le'jour dhe Benelli. Ne gra ose vajza ne mosha te reja kur eshte dashur te behet mamektomi jane bere rikostruksione imediate ose te vonuara me proteze silikoni. Ne keto raste nuk rekomandohet radio terapi postoperatore per te parandaluar deformimin dhe kontrakturen.

Me realizim e teknikave te reduksionit mamar me pedunkul inferior ose superior eshte arritur ne gjij te medhenje qe te ekzizohen masa me te medha se 4 cm. Ne rastet kur pedunkuli ka qene shume i gjate gje qe rrezikon nekroze te kompleksit papiloaureolar eshte bere reduksioni sipas Torek me plastike te lire te kompleksit papiloaureolar.

Ne raste shume te veshtira eshte bere rikonstruksioni TRAM. (Rectus Abdominis Myokutaneos Flap) dhe lembo epigastrike fasiokutane. Kohet e fundit per eksizione me te gjera te gjirit dhe per te patur efekte kozmetike te mira perdoren modifikime te teknikes se Madlen Le' jour duke krijuar lembo te brendeshme qe mbushin kavitetine krijuar.

Sot ne bote ne rastet me High Risk, BRCA1, 2 pozitiv ne mastopatite difuze sidomos ne post – menopauze, ne kalcifikimet e shumta te gjirit realizohen mastektomite profilaktike me ruajtje te kompleksit papilo aureolar dhe rikonstruksioni imediat ose te vonuar me vendosje te protezes se silikonit me preference retro muskulare.

Ne kliniken Amavita eshte realiuzuar sentinel node biopsia ne kancerin e gjirit. Kjo teknike eshte realizur me Patent Blue 2% - 2cc e injektuar subkutan ne margon e tumorit. Ne rikonstruksionet e gjirit me proteze ose me lembo autologe eshte realizuar dhe rikonstruksioni i papiles sipas Star Teknik.

Ne planin shkencor te sektorit tone kirurgjikal per korigjimin e asimetrive te ndryshme dhe defekteve te vogla do te realizojme Lipofilling sipas nje teknike qe e kemi kuptuar mire por qe kerkon disa paisje te vecanta.

Ne rastet e tumoreve me vendosje mediale per nje stdifikim te mire perdoret biopsia e Linfonoduleve te arteries mamaria interna e cila eshte realizuar edhe ne kliniken Amavita gje qe perdoret edhe sot nga instituti i Milanos megjithe Limfoshintigrafine e bere.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 94 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Onkologji
Komente nga lexuesit

Artikulli i mrekullueshem dhe shume infotmativ per ne nevojtaret. Ju lutemi nese eshte e mundur nje informacion per ushqime qe rekomandohen per periudhen post operatore. Faleminderit.

Dërguar nga adem ciceri, më 20 Maj 2016 në 08:01
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten