Dërguar nga:

Trajtimet dermato-estetike me te kerkuara te kohes.

Ç'do mengjes na duhet te dalim para pasqyres dhe aty shikojme imazhin tone e gjithmone themi: ah sikur te mos e kisha kete rrudhe, eh sikur te ishin me te mbushura keto rrudhat anash hundes. Fillojme dhe terheqim lekuren e fytyres me duar dhe dukemi me te bukur por sapo heqim duart kthehemi ne gjendjen e meparshme.

Ka dhe plot faktore te jashtem dhe te brendshem qe ndikojne ne demtimin dhe plakjen e parakohshme si:

  • rrezatimi ultraviolet
  • humbja e indit dhjamor ne lekure
  • ndryshimet hormonale
  • ndryshimet gravitacionale
  • menyra jo e shendetshme e te ushqyerit
  • menyra e te fjeturit
  • ekspresioni
  • stresi

Por si gjithmon ka nje zgjidhje. Sot egzistojne trajtime dermato- estetike joinvazive qe na bejne te ndjehemi me te bukur dhe me te rinj, te tilla si perdorimi i Fillers, Botox dhe Mesoterapi.

Fillersat

Fillersat jane substanca flexibile ne trajte xheli, te cilat mund te injektohen ne lekure per te permisuar aparencen e rrudhave te holla apo te thella te lekures, per te mbushur dhe per te rregulluar rrudhat e thella nasolabiale, apo per te modeluar buzet. Rezultati eshte rritja e lemueshmerise se lekures se fytyres, eleminimi i rrudhave te moshes dhe nje aparence me e re fytyres.

Shumica e fillersave zevendesojne komponentet e humbur te lekures, qe jane kolagjeni, acidi hialurinic dhe elastina qe jane shume te domosdoshem per rigjenerimin dhe per nje funksionim sa me normal te lekures. Sot ne te gjithe boten materiali me i mire dhe i pranushem biologjikisht eshte Acidi Hyalurinic(AH). Ai gjendet ne menyre natyrale ne lekuren tone.

Fillersat jo vetem mbushin rrudhat dhe modelojne buzet por ata gjithashtu stimulojne prodhimin e kolagjenit duke bere qe edhe pas absorbimit te tyre qe zgjat rreth 6-9 muaj, lekura te nxitet dhe te prodhoje elementet e mesiperm.

Botox

Botoksi eshte nje medikament qe permban nje substance te quajtur botulin toxin tipi A. Ne doza te vogla te holluara toksina injektohet ne muskujt e vegjel duke i relaksuar ato dhe per rrjedhim con ne shtrirjen rrudhave te fytyres. Botox mund te perdoret dhe per trajtimin e djersitjes se shtuar.

Si vepron BOTOX?

Botoksi bllokon impulset nervore qe shkojne ne muskujt e vegjel dhe parandalon keta muskuj qe te mblidhen. Ne kete menyre, lekura siper ketyre muskujve lemohet dhe shtrihet pa rrudha. Botoxi vepron vetem ne muskujt specifik ku injektohet dhe jo ne muskujt e tjere afer.

Si behet trajtimi?

Botoksi futet ne shiringa me maje te holle dhe specifike per kete lloj trajtimi prandaj dhe diskomforti eshte shume i vogel gjate trajtimit. Zakonisht trajtohen rrudhat e ballit ato midis vetullave, rrudhat rreth syve si dhe rrudha te tjera te fytyres apo qafes.

Sa zgjat efekti i BOTOX?

Efekti zgjat mesatarisht 4-6 muaj pas trajtimit te pare. Per te mbajtur nje rrezultat sa me te mire dhe natyral mund ta perseritet procedura 2-3 here ne vit. Megjithese eshte pare qe pas trajtimit te pare efekti i BOTOX ne trajtimet e radhes zgjat edhe me shume. Mos kini frike se pas mbarimit te efektit rrudhat tuaja do duken me keq, perkundrazi ato permiresohen me shume. Perdorimi i botox eshte pare dhe ne mosha te reja mbi 18 vjec.

Mesoterapia

Mesoterapia eshte nje trajtim mjekesor i cili perfshin injektimin e sasive te vogla te ekstrakteve natyrale, vitaminave me ane te nje age fine duke e shperndare ne shtresa te ndryshme te lekures. Keta perberes injektohen direkt nen lekure duke e furnizuar lekuren me elementet baze te rigjenerimit te saj.

Ne varesi te sasise se produktit dhe cilesise qe perdoret, mesoterapia eshte shume efektive ne:

  • revitalizimin e lekures qe plaket dhe qe rrudhet.
  • nxit daljen e flokeve.
  • trajtimin e celulitit.
  • trajtimin e strijeve.
  • trajtimi cikatriceve dhe rrudhave.
  • pakeson dhe konturon depozitat yndyrore.
  • Mesoterapia si terapi parandaluese mund te fillohet qe ne moshen 25 vjec.
  • Mesoterapia eshte trajtimi ideal kunder moshes dhe demtimit te lekures. (tharjes, rrudhave dhe humbjes se elasticitetit te lekures).
Rezultatet:

Mesotherapia nxit efektin tonifikues te lekures duke rritur elasticitetin per te na dhene nje pamje sa me te re, nepermjet saj parandalohet humbja e ujit duke perfituar nje lekure te hidratuar dhe te rigjeneruar. Nxit dhe rigjeneron qelizat e fytyres duke i ushqyer ato direkt me elementet baze te funksionimit te tyre. Nxit dhe rigjeneron folikujt e flokeve duke çuar ne floke me te forte dhe me vital.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 76 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Fale juve doktoreshe dhe trajtimeve tuaja fytyra ime shkelqen. Mezi po pres te vij ne Shqiperi per te bere trajtimin e rradhes. Thank you Dr.Diana

Dërguar nga Bela, më 23 Nentor 2017 në 18:08

Faleminderit Bela.

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 24 Nentor 2017 në 02:34
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten