Dërguar nga:

Steriliteti mashkullor nga varikocela (Pjesa e parë)

HYRJE

Më parë se të flasim për sterilitetin, mendoj të sqaroj se çfarë kuptohet me termin sterilitet. Steriliteti mund t!i përkasë seksit mashkull, sikurse edhe seksit femër. Shpesh herë përdoren termat sterilitet dhe infetilitet si sinonime, që në fakt nuk janë të tilla. Autorët anglosaksonë nuk bëjnë diferencime ndërmjet tyre. Steriliteti është paaftësia biologjike e një burri apo e një gruaje, për të realizuar arritjen e një shtatezanie.

Infertiliteti, në fakt është paaftësia e një gruaje për të finalizuar lindjen e një fëmije, pra për të çuar deri në fund një shtatezani. Një çift konsideerohet steril (infertil për autorët anglosaksonë), kur nuk ka arritur të realizojë një shtatezani edhe pas një viti raportesh seksuale të pa mbrojtura, apo për gratë pas moshës 34 vjeçare. Një çift normal, rreth 25 vjeç, me raporte seksuale të rregullta, ka një mundësi të madhe për të ngjizur një shtatezani, në cilindo muaj të vitit.

Shumë burra, mund të jenë prej kohësh sterilë, pa qenë koshientë për këte fakt, gjë që e kuptojnë vetëm pas jetës bashkëshortore. Steriliteti mund të jetë primar dhe sekondar. Konsiderohet sterilitet primar tek ata persona, që nuk kanë arritur asnjëherë për të realizuar një shtatezani. Steriliteti konsiderohet sekondar, kur bëhet e pamundur të relizohet një shtatezani e dytë, megjithëse eshtë realizuar me sukses një shtatezani e parë. Steriliteti mashkullor apo edhe femëror, ka shkaqe të shumta. Përqindjet e përafërta të shkaqeve tregohen në tabelën e mëposhtme.


SHKAQET E STERILITETIT NË %.

Shkaqet e sterilitetit mashkullor janë të shumta, si përshembull inflamacionet e vijave genito - urinare të trajtuara keq, patologjitë e prostatës, traumat e kaluara, patologjitë genetike të kromozomeve, trajtimet me kimioterapi, radioterapi, abuzimet me pijet alkoolike, me duhan dhe me droga, etj. Pacienti me një çrregullim të tillë, duhet të drejtohet sa më shpejt për një vizitë uro - andrologjike. Anamneza e pacientit ndihmon shumë për të përcaktuar shkaqet e mundëshme të sterilitetit. Edhe pse më pak se tek seksi femër,tek meshkujt pas moshës 30 - 35 vjeçare, ulet niveli i testosteronit dhe krijohet një gjendje oligospermie.

Qëllimi i këtij publikimi nuk është analiza e të gjitha shkaqeve, që mund të çojnë në sterilitet, por të vemë në dukje një nga shkaqet, fatkeqësisht jo të rralla, i cili mund të parandalohet që në moshë të herëshme, apo edhe të kurohet me sukses, kur nuk ka dhënë akoma ndryshime ireversibile (të pa rikthyeshme).

Pra sot do të flasim për VARIKOCELËN.

Varikocela prek rreth 15% te djemve nga mosha 15 deri 25 vjeç. Varikocela, në rreth 90% të rasteve, lokalizohet në anën e majtë, 8% në të dy anët dhe 2% vetëm nga e djathta. Shumë rrallë çfaqet varikocela në moshë të rritur (forma sekondare). Etiologjia e varikocelës është akoma e pa përcaktuar me saktësi. Duke u bazuar në teoritë e pranuara deri tani, mund të themi se mekanizmi është shumëfaktorial. Mbetet të pranojmë, se ekziston një korelacion statistikisht i pranueshëm ndërmjet varikocelës dhe uljes së aftësisë riprodhuese. Kjo na bën të insistojmë për një diagnozë sa më të herëshme, që të merren masat e një terapie sa më të shpejtë, për të parandaluar apo për të kufizuar dëmet e mëvonëshme.

Në shkencën mjekësore, flitet shumë për parandalimin, apo më mirë, për diagnozën e hershm dhe, që në fakt, për fëmijët e lindur të seksit mashkull bëhet shumë pak, për të diagnostikuar në kohë një patologji të thjeshtë, që mund ti bëjë ata sterilë në moshën e rritur, ndoshta sepse bëhet fjalë për organe intime, apo sepse nuk kanë raport konfidencial me babanë. Gjithashtu fëmijët meshkuj, nuk dërgohen të konsultohen tek asnjë specialist urolog, ndoshta sepse është krijuar ideja që specialisti urolog konsiderohet "si mjek i burrave të moshuar" !

Ndërkohë, fëmijët e lindura femra, vajzat e mëvonshme, ndiqen në mënyrë të kujdesshme nga nënat si edhe nga institucionet (vaksinimi për HPV, ndjekja e ciklit menstrual, etj).


Forma anatomike e spermatozoidëve normalë.

Sigurisht që keni parë dhe dëgjuar për zgjerimet e venave të këmbëve në persona të të dy sekseve. Varikocela skrotale është një sëmundje vetëm e meshkujve, ku zgjerimi i venave nuk ndodh në zonën e këmbëve, por në skrotum. Mekanizmi është i njejtë, vend ndodhja është e ndryshme.


VENA VARIKOZE E GJYMTYRËVE TË POSHTËME.

Duhet të bëjmë me dije se, ekziston edhe varikocela pelvike e femrave. Shumë gra, ankojnë për dhimbje në fund të barkut, gjatë ciklit menstrual apo nga raportet seksuale. Këto çrregullime, shpesh herë neglizhohen, por që shkaktohen nga një patologji e përcaktuar si varikocela pelvike e femrave. Bëhet fjalë për zgjerimin varikoz të venave të ovareve, duke formuar tamam një vena varikoze për rreth ovareve. Kjo lloj patologjie,nuk pasohet me sterilitet femëror.

Varikocela e meshkujve është një zgjerim i venave për rreth testikujve, që ka si shkak prishjen e valvulave të venës spermatike të brendshme. Në rastin e varikocelës, valvulat e vogla në brendi të venës spermatike janë të prishura (nuk kryejnë funksionin e tyre) dhe gjaku venoz, në vend që të shkojë lart, në drejtim të zemrës si zakonisht, ai kthehet mbrapsht, në drejtim të testikulit, duke realizuar zgjerimin e venave të skrotumit (pleksit pampiniform spermatik).

Zgjerimi i venave rreth testikujve, ka si pasojë ngritjen e temperaturës lokale mbi 32 gradë celcius, që duhet të jetë temperatura normale për këte zonë dhe, si pasojë, kjo influencon në mundësinë e testikujve që të prodhojnë një numur më të vogël spermatozoidesh si edhe me lëvizëshmëri më të dobët, me pasojë sterilitetin mashkullor. Nëse diagnoza e varikocelës do të bëhet kur dëmet janë më të vogla, në pjesën më të madhe të rasteve, bëhet i mundur që shërimi të jetë pa pasoja. Nëse njohja e kësaj patologjie bëhet me vonesë dhe nuk kurohet në kohën e duhur, mundësitë e shërimit kufizohen në mënyrë të ndjeshme.


VARIKOCELE E ANËS SË MAJTË, E DUKËSHME NGA INSPEKSIONI I THJESHTË. (Grada e tretë).
faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 55 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Komente nga lexuesit

Nje artikull shume informues dhe teper i vlefshem. Ju faleminderit per kete!!!

Shikoni une jam 17 vjec dhe jam diagnostikuar me Varikocela.
Bera nje anaize spermograme ne nje laburator privat dhe me doli qe kisha (azospermi)pra munges totale spermatozoidesh

Dyshoj shume qe analiza te jet bere e sakt pasi provza ndejti me shume se 15 minuta ne banakun e laburatorit, para se te vinte doktoresha.
(Shumica e laburatorve pretendojn se e bejn kete analize)
Nejse pyetja ime eshte se nqs kjo analize eshte e sakte edhe une kam (azospermi) nuk kam me shpresa per te krijuar nje familje ne te ardhmen apo jo???


Do e vlersoja shume nqs me ktheni nje pergjigje.

Dërguar nga Klodian miko, më 26 Prill 2017 në 17:06
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten