Dërguar nga:

INFERTILITETI TUBAR (Kur tubat nuk funksionojne si duhet)

Në një pjesë të cifteve infertilë, infertiliteti është me pasojë tubare. Dmth tubat e Fallopit janë të bllokuar ose nuk funksionojnë si duhet.

Dëmtimi zakonisht shkaktohet nga formimi i cikatriceve apo aderencave që mund të ndodhin si pasojë e endometriozës pelvike, operacioneve të ndryshme (lindje me operacion cezarian, apendicit akut, peritonit etj). Këto aderenca bëjnë të pamundur takimin e vezës (ovocitit) dhe spermatozoidit (të cilat normalisht takohen në tuba.

Infeksione të ndryshme, si klamidia, mund të dëmtojnë ciliet (struktura të imëta në formë qerpikësh apo flagelësh në brendësi të tubit) të cilët ndihmojnë në transportin e vezës. Nqs këto cilie nuk funksionojnë normalisht, atëherë tubi pavarësisht se mund të jetë i hapur, nuk mundëson takimin e vezës me spermatozoidin ose edhe nqs veza takohet me spermatozoidin dhe ndodh formimi i embrionit, ky i fundit nuk arrin dot të kalojë nga tubi dhe të hyjë në mitër për tu implantuar.

Ky variant i fundit sjell implantimin e embrionit jashtë mitrës; pra të ashtuquajturën barrë jashtë mitre apo shtatzani ektopike (ekstrauterine). Të tjera infeksione që mund të sjellin dëmtim tubar janë gonorrea dhe të gjithë ata që shkaktojnë sëmundje inflamatore pelvike.

Një tjetër formë infertiliteti tubar (ndonëse e rrallë) është edhe ai që vjen si pasojë e ligaturës tubare (rastet kur femrat i mbyllin me dëshirë tubat në një moment të caktuar të jetës (për të mos patur fëmijë më) dhe më pas, me kalimin e kohës ndërrojnë mendje pasi duan sërish të kenë fëmijë.

Si diagnostikohet infertiliteti tubar?

Infertiliteti tubar diagnostikohet përmes procedurave të mëposhtme:

Histerosalpingografia – HSG. HSG është një teknikë e cila përdor rrezet X dhe injektimin e një kontrasti në brendësi të mitrës dhe tubave për të parë nëse këta të fundit janë të hapur apo jo.

Laparoskopia. Laparoskopia është një teknikë invazive e cila ka për qëllim diagnozën dhe / ose trajtimin kirurgjikal në brendësi të barkut pa qenë nevoja për hapjen e tij kirurgjikale klasike. Kjo arrihet përmes futjes në bark të një sonde në nivelin e kërthizës e cila përmban një kamera të cilësisë së lartë. Përmes 2-3 vrimave të tjera aksesore në pjesën e poshtme të barkut mund të futen instrumenta të tjerë në varësi të problemit që paraqet pacientja. Për kontrollin e tubave gjatë laparoskopisë vlerësohet pamja e tyre e jashtme (nqs janë në formë norale, nqs janë të lirë apo të kapur në aderenca etj) dhe nqs trajekti i tyre është i hapur duke injektuar nga vagina një kontrast që quhet blu metilen. Nqs tubat do të jenë të hapur, atëherë kontrasti i injektuar nga vagina do të dalë në brendësi të barkut.

Si mund të trajtohet infertiliteti tubar?

Demtime minore te tubave. Laparoskopia mund të trajtojë probleme minore të tubave; psh prerjen e aderencave që deformojnë tubat ose i pozicionojnë ato në vende jo normale.

Demtime madhore te tubave. Nqs tubat janë të dëmtuar dhe të bllokuar plotësisht, atëherë përmes kirurjisë së hapur ato mund të riparohen duke rhequr pjesën e bllokuar dhe duke bashkuar pjesët e shëndosha. Teorikisht kjo mund të duket e lehtë, por praktikisht kjo është një teknikë që sjell shumë pak sukses në rivendosjen e funksionit normal të tubave. Vendi i ribashkimit duke u shëruar si cdo plagë në trup mund të lerë cikatrice të cilat mund të shkaktojnë ngushtim apo edhe bllokim të tubit në po të njëjtin vend.

Kjo është arsyeja se në rastet me dëmtime të rënda të tubave, trajtimi i tyre kirurgjikal të braktiset për shkak të suksesit të ulët duke i lenë vendin fertilizimit in vitro. Dëmtimi i tubave është edhe indikacioni standart klasik për fertilizim in vitro (teknikë në të cilën tubat nuk hyjnë në punë).

Në rastet kur femra me dëshirë ka mbyllur tubat, sa është mundësia që ato të rihapen përmes kirurgjisë?

Teorikisht kjo është e mundur përmes kirurgjisë së hapur (laparotomisë). Ligature tubare trajtohet njësoj si dëmtimet e rënda të tubave (shiko më lart). Rikthimi i tubave në funksionin original është shumë pak i mundur.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 52 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Obstetrike-Gjinekologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten