Dërguar nga:

Keputja e Tendinit Quadriceps (Pjesa e parë)

Tendini i quadricepsit punon me muskuj në pjesën e përparme të kofshës - quadricepsi – ka si funksion të drejtojë këmbën.

Shansi i lëndimit te tendinit ekziston tek të gjithë por është më e zakonshme në mesin e njerëzve të moshës mesatare që luajnë sporte me kërcim apo maratonë (running or jumping sports).

Një grisje e plotë e quadricepsit jep paaftësi. Kjo zakonisht kërkon kirurgji për të rimarrë funksionin e plotë të gjurit.

Anatomia
Gjuri dhe tendinet

Të katër muskujt e quadricepsit bashkohen mbi kupën e gjurit dhe formojnë tendinin e quadricepsit. Tendinat bashkojnë muskujt me kockat. Tendini quadricepsit bashkon muskujt quadriceps me kupën e gjurit. Kupa e gjurit është e bashkangjitur me tibien nëpërmjet tendinit patellar. Duke punuar së bashku, muskujt quadriceps, tendini quadriceps dhe tendini patellar drejtojnë gjurin.

Përshkrimi

Tendini i quadricepsit mund të griset pjesërisht ose plotësisht.

Grisje e pjesshme. Nënkupton këputjen e një pjese të fibrave tendinoize, por tendini ka vazhdueshmëri si i tërë.

Grisje e plotë. Nënkupton këputjen e plotë të tendinit, pra tendini nuk ka vazhdueshmëri si i tërë është i ndarë në dy pjesë apo copa.

Kur tendini i quadricepsit këputet krejtësisht, muskujt nuk ankorohet më me kupën e gjurit. Për pasojë gjuri nuk mund të drejtojë këmbën kur quadriceps kontraktohet.

Shkaqet
Lëndimet

Grisja e tendinit të quadricepsit ndodh më shpesh kur ka një ngarkesë të rëndë në këmbën me shputë të përkulur dhe gjurin pjesërisht të përkulur. Mendoni për një ulje të vështirë nga një kërcim duke luajtur basketboll. Forca e zbritjes është shumë e madhe për tendinin dhe e këput atë.

Tendini mund të këputet dhe nga një force direkte në gju si lacerim (prerje).

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 74 herë
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten