Dërguar nga:

Acne Adulte, "Adoleshentë të vonuar"

Çfare ndodh dhe çfare mund te bejme per te:

Acne eshte nje patologji e zakonshme tek adoleshentet ne rreth 40% te tyre, kjo si rezultat i ndryshimeve hormonale qe ndodhin ne organizem gjate fazes te pubertetit. Gjate kesaj periudhe ajo eshte e zakonshme por ka raste qe acne fillon ne moshe me te madhe atehere kur adoleshenca ka mbaruar dhe konsiderohemi te rritur tashme.

Akne mund filloj ne moshe te rritur ne dekaden e trete te jetes edhe tek femrat qe nuk kane pasur akne ne adolishencen e tyre. Akne ne kete moshe mund te jete e mundimshme ne pamjen fizike per keta adulte . Trajtimet qe kane funksionuar gjate adolishences per trajtimin e aknes tani nuk funksionojne me dhe natyrshem lindin pyetejet a jane veretet akne dhe pse tani?

Arsyet e aknes adulte.

Disa adulte mund te vazhdojene te kene acne edhe ne te 30at, 40 apo 50 e tyre dhe egziston mundesia qe te kesh akne per here te pare kur je adulte pa i pasur asnjehere gjate adolishences. Kjo quhet akne e moshes se rritur.

Femrat me fytyre te yndyrshme dhe ato me pore te medha jane me te predispozuara te kene akne ne moshe te rritur. Akneja ne kete moshe pergjithesisht ne shumicen e rasteve fillon e shfaqet ne lekuren e nofulles se poshtme dhe drejt qafes ne trajten e nje U, por nuk perjashtohen rastet edhe ne zone T te fytyres apo ne balle e faqe.

Femrat kane akne ne moshe te rritur ne perqindje me shume se meshkujt dhe arsyet mund te jene nje nga te meposhtme:

- Luhatje ne nivelin e hormonal:

Një mungesë ekuilibri hormonal mund të çojë në disbalanca hormonale.

Femrat shpesh përjetojnë luhatje te hormoneve,

  • perpara cilklit menstrual,
  • gjate shtatzanise,
  • rreth -menopauses
  • gjate menopauses

- Stresi:

Studius te ndryshem kane gjeteur nje lidhje midis stresit dhe shperthimit te aknes ne moshe te rritur duke patur parasysh faktin qe pas te 20ve, rritet sasia e stresit qe perballojme per shkak te mbarimit te shkolles gjetjes se nje pune perballimit te jetes ne menyre te pavarur etj. Ne pergjigje te stresit trupi yne prodhon me shume androgjene (pararendes te hormoneve mashkullore). Keto hormone stimulojne gjendrat e yndyres ne lekure dhe ato ne folikujt e qimeve per te prodhuar me shume yndyre, e cila na con ne krijimin e akneve. Ky eshte shpjegimi pse aknet vazhdojne kur e gjejme veten gjithe kohes ne stres.

- Historia familjare:

Nese keni nje person me lidhje gjaku si prind, vella, apo moter qe ka akne, apo ka pasur akne ne moshen adulte, sipas studimeve mjeksore te ndryshme ju mund te kene nje predispozicion gjenetik per te zhvilluar akne ne moshe te rritur.

- Teprimi i perdorimit te produkteve estetike per mirembajtjen e fytyres.

Ne moshe te rritur shtohesh perdorimi i produkteve per kujdesjen e lekures se fytyres, perdorimi pa kriter i ketyre produkteve pa marre parasysh keshillat e mjekut tuaj dermatolog con ne shtimin e sasise se yndyres ne lekure dhe si rezultat ne akne.

Produktet qe perdorni kur fytyra juaj eshte e yndyrshme apo ka tendence per te qene e yndyrshme duhet te shkrujne:

  • Non-comedogenic
  • Non-acnegenic
  • Oil-free

Duhet te siguroheni qe produktet qe perdorni, si ato hidratuese, si pastruesit e fytyres, kremrat solar dhe te gjthe produktete tjera te kene keto terma te shkrujatura ne etiketat e tyre . Keto produkte qe i kane shkaktojne me pak akne se te tjerat.

- Efektet anesore te perdorimit te medikamenteve te ndryshme.

Aknet mund te vijne edhe si rezultat i mjekimeve te disa medikamenteve, nese dyshoni qe nje medikamnet i caktur qe po perdorni u shton apo u acaron aknen mos e nderprisni ate por bisedoni me mjekun qe jua ka rekomanduar per problemt qe ju sjell, mjeku juaj do te gjej zgjidhjen nese medikamenti shkton akne atehere ai do ju pershkruaj nje medikament te ngjashem per sherimin e semundjes baze qe keni por qe nuk ju shkakton akne. Nese nuk mund ta nderroni kete medikament atehere kerkoni nje konsulte me mjekun dermatolog per tju ndihmuar qe te kontrolloni aknet e shfaqura.

- Semundje te padiagnostikuara mjekesore.

Shume here akne ne moshe te rritur eshte shenje e semundjeve te padiagnostikuar si ovarit polikistik, tumoreve androgjen prodhuese etj. permisimi dhe sherim i semundjes baze e permison dhe sheron aknen.

Nese fillojne aknet ne moshe te rritur duhet te drejtoheni mjekut dermatolog per te gjeteur shkakun e tyre dhe per ti trajtuar ato si duhet, duke diagnostikuar drejt shkaktarin e mundshem te aknes, pergjithesisht kjo eshte nje patologji qe kontrollohet dhe permisohet shume mire.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 21 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Informacionet qen shume te qarta .

Dërguar nga Andora Kule, më 15 Qershor 2016 në 15:51
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten