Dërguar nga:

Ozon-terapia në crregullimet atherosklerotike (Pjesa e parë)

Sëmundjet që lidhen me crregullimet atherosklerotike:

  1. Sëmundja iskemike e zemrës
  2. Encefalopatia discirkulatore
  3. Endarteriti obliterant

Mekanizmi i veprimit:

  • Aktivizon sistemin antioksidant, vecanërisht atë enzimatik (superoxiddismutazvn, catalazën, glutathionin) dhe në këtë mënyrë eliminon toksicitetin e lipoproteinave (radikale të lira).
  • Aktivizon metabolizmin në eritrocite dhe përmirëson clirimin e oksigjenit drejt indeve. Gjithashtu rrit elasticitetin e eritrociteve duke përmirësuar kështu vetitë rheologjike të gjakut.
  • Normalizon hemostazën duke ulur agregimin trombocitar, duke rritur aktivitetin fibrinolitik dhe pakësuar fibrinogenin. Duhet shënuar se veprimi hypokoagulant ndodh vetëm në rastet kur ka crregullime të koagulimit dhe manifestohet me zhvendosje të vlerave mesatare drejt kufirit të poshtëm të normës.
  • Veprimi anti-inflamator con në stabilizim të pllakës atheromatoze.

Në SIZ ozon-terapia duhet shoqëruar me trajtimin konvencional, kurse në dy crregullimet e tjera mund të përdoret dhe si monoterapi.

Pёrdorimi i ozonit në sëmundjen iskemike të zemrës

Sic e thamë më lart, ozon-terapia në këtë sëmundje përdoret vetëm si terapi plotësuese. Ajo aplikohet në mënyrë sistemike me një nga metodat e mëposhtme: solucion fiziologjik i ozonuar, insuflim rektal ose autohemoterapi madhore. 8-10 seanca gjithsej.

Rezultatet pozitive duken në rrallimin e atakeve kardiake, rritjen e tolerancës ushtrimore, uljen e koeficientit atherogenik.

Prdorimi i ozonit në endarteritin obliterant

Ky është dhe indikacioni klasik i ozon-terapisë. Sic dihet endarteriti obliterant është një nga sëmundjet më të zakonshme tek meshkujt e moshës 40-60 vjec (3-5% e tyre). Fillimisht shfaqet me ndjesi të ftohti ose mpirje të shputës dhe gishtave, dhimbje këmbe që e detyron pacientin të ndalojë (në gjuhën mjekësore quhet claudicatio intermitens). Në stadet e mëvonshme dhimbja shfaqet dhe në qetësi, me shpërthime natën. Në një ose disa gishta ka cianozë dhe më tej nekrozë të tyre.

Ozon-terapia indikohet në këto situata:

  1. Kur operacioni nuk është i mundur
  2. Stadin II
  3. Stadin III si metodё preoperatore
  4. Stadin IV si ultima ratio medicorum. Rokitanski (1982) në këtë stad ka arritur të evitojë amputimin në rreth 50% të rasteve.

Parimet e trajtimit:

  1. Konsultë me angiologun për mundësinë e revaskularizimit (stent, by-pass)
  2. Ndërprerje duhani, dietë hypokalorike, vazhdim i terapisë konvencionale
  3. Ozon-terapi sistemike (AHTma/RI/FO) dhe lokale (injektim i pikave biologjikisht aktive, ozone bagging). Dy herë në vit nga 10-20 seanca.

Rezultatet e mjekimit fillojnë të duken pas 5-6 seancave të para:

  • lehtësohet ose zhduket dhimbja në ecje e m.gastrocnemius,
  • 2-3 fishohet distanca e ecjes pa dhimbje,
  • ndalin ndryshimet trofike të lëkurës.

Në fund të ciklit të ozon-terapisë në rheovasografi shihet restaurim i qarkullimit periferik dhe përmirësim i mikroqarkullimit. Ndryshimet e mësiperme ruhen për 4-6 muaj, prandaj trajtimi duhet përsëritur cdo 4-6 muaj.

faqe    1 2
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 27 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Anesteziologji
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten