Dërguar nga:

A ndërrohet gjaku në pranverë?

Ekziston mendimi, "në pranverë ndërrohet gjaku".

Gjaku përbëhet nga plazma dhe elementet e figuruar të gjakut ("qelizat e gjakut").

Plazma përbëhet nga 90% ujë dhe 10% lëndë organike: (nga të cilat proteina 7% dhe pjesa tjetër aminoacide, lipide, vitamina, hormone, faktorë koagulimi dhe metabolitë të ndryshëm). Eshte në ekuiliber dinamik të pandërprerë për të gjithë jetën me mjedisin jashtëvaskular.

Eritrocitet nuk janë qeliza të vërteta, sepse u mungon bërthama. Kanë detyrë të transportojnë oksigjenin dhe pas 100-120 ditësh eleminohen për tu zëvëndësuar me të reja. Nuk i shërbejnë gjakut për asgjë (vetëm që i japin ngjyrën e kuqe) sepse sakrifikohen për qelizat e tjera të organizmit (eritrocitet nuk përdorin oksigjen për veten e tyre).

Leukocitet janë qeliza të vërteta të gjakut, por e përdorin atë vetëm per transport. Nuk i shërbejnë gjakut për asgjë. Kanë detyrë mbrojtëse për organizmin, qarkullojnë në gjak disa ditë (me përjashtim të limfociteve të kujtesës), dalin jashtë vazave të gjakut për të kryer funksionin e tyre dhe eleminohen.

Trombocitet nuk janë qeliza, jane fragmente të citoplazmës së megakariociteve dhe i shërbëjnë vetëm gjakut. Qarkullojnë për 8-10 ditë dhe eleminohen për tu zëvëndësuar me të tjera. Aktivizohen vetëm kur dëmtohet muri i vazës së gjakut (se bashku me faktorët e koagulimit), me qëllim ndërprerjen e hemoragjisë, moshumbjen e gjakut që do të kishte pasoja për të gjithë organizmin (na varësi të volumit të humbur dhe shpejtësisë së tij).

Eritrocitet, leukocitet, trombocitet quhen elementet e figuruar të gjakut, për analogji me tabelat e qitjes, që pasi "u vjen fundi nga goditjet", zëvëndësohen me të reja, për të vazhduar qitja.

Këto elemente të figuruar të gjakut, qarkullojnë në gjak, realizojnë detyrat e tyre, për kohën e caktuar të jetesës dhe eleminohen për tu zëvëndësuar me të reja dhe kjo vazhdon për të gjithë jetën.

Ka një ekuilibër dinamik midis elementeve që eleminohen dhe atyre që i zëvëndësojnë. Shëmbulli më i mirë është prodhimi i eritrociteve; çdo sekondë eleminohen dhe po kaq hidhen në qarkullim 2.4 milion eritrocite dhe kjo vazhdon për të gjithë jetën.

S’ka asnjë lidhje me stinët, ka lidhje me ruajtjen e homeostazës qelizore (numërit konstant të qelizave).

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 208 herë
Komente nga lexuesit

Ju falenderoj per informacionet qe na jipni,per papertueshmerine tuaj.Eshte bukur te mesosh cdo gje per aq sa kuptojme pamvaresisht fushes

Dërguar nga diana, më 27 Qershor 2015 në 02:45

Une deshta nje keshille nga ju, e kam djalin 10 vjeq me trombocide te larta mbi 800 1000 1200, te gjitha analizat ja kemi kryer kan dal mire , a ka trajtim kjo tek ju...

Dërguar nga Bajram, më 31 Janar 2024 në 03:51

Pershendetje Bajram, fillimisht vleresojme ferritinemia, CRP, LDH, eko abdominale. Nese ka mungese te hekurit, mjekohet kjo e fundit. Ndonese shume ralle ndodh tek femijet e vegjel, por per te perjashtuar nje patologji te gjakut qe i rrit trombocitet, behen mutacionet gjenike: JAK2V617F, CALR, MPL. Nese njeri prej tyre eshte pozitiv, eshte semundje e gjakut dhe do te ndiqet nga mjeku hematolog pediater. Nese jane negative, te pakten tek te rriturit ne bejme biopsine e palces se kuqe te kockave, per te vleresuar ndryshimet ne Palcen e Kuqe te Kockave. Mjekimi varet nga shkaku.

Përgjigje nga Dr. Shk. Sotiraq Lako, më 31 Janar 2024 në 07:01

Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten