Dërguar nga:

BCG Vaksina

BCG vaksina është vaksinë bakteriale e dobësuar e vetmja e këti lloj që përdoret në Kosovë. Vaksina njihet si BCG në bazë asaj që përmban dhe atyre që e kanë zbuluar: B-Bacillus, C-Calmette, G-Guerin, e cila parandalon apo dhe lunfton Tuberkulozin.

Kur dhe kush duhet të vaksinohet: kryesisht aplikohet tek femijet gjegjësisht foshnjet e në diten e 3-7 të lindjës jo më gjat se 1 vit. Vaksina mund të aplikohet edhe në rast të indikacionit pra kur një rast nuk mund të trajtohet me terapi, apo kur rrezikohet që të përhapet dhe tek të tjeret.

Grupe të tjera që duhet të vaksinohen janë punëtoret shëndetësor dhe ata të cilet punojnë në laboratoret gjegjëse. Te ne në Kosovë vaksinimi zakonisht bëhet në një dozë. Rivaksinimi duhet bërë në moshen 7 vjecare, rivaksinimi i dytë në moshen 13 vjecare, në raste të veqanta dhe në moshën 19 vjecare.

Rreziqet e BCG-es: mund të shkakton alergji lokale në vendin e aplikimit, pra efektet e saj anësore janë:

  • Nyje limfatike të fryera
  • Skuqje në vendin e injektimit
  • Ethe
  • Dhimbje gjat urinimit
  • Dhimbje abdominale, vjellje
  • Efekt më i rëndë anësor është vdekja apo sëmundje serioze

Kundërindikacionet: ata të cilet nuk guxojnë të marrin këtë vaksinë janë:

  • Përsonat me imunitet të dobësuar
  • Përsonat me HIV-AIDS
  • Ata të cilët kanë transplantuar organe
  • Shtatzënat
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 185 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Farmaceutike
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten