Dërguar nga:

Morthi (Pernio)

Morthi eshte nje patologji qe shfaqet kryesisht ne moshat e reja dhe ne personat qe vuajne nga qarkullimi i dobet periferik i gjakut. Morthi eshte nje patologji qe shfaqet kryesisht ne periudhen e dimrit ku temperaturat jane te ulura. Pergjithesisht morthi lokalizohet kryesisht ne duar, ne kembe, ne veshe, ne hunde dhe ne faqe ( sidomos ne femijet e ushqyer keq) dhe favorizohet prej lageshtires.

Pacientet kane nje edeme (fryrje) te lehte te gishtave te duarve apo te kembeve dhe shpesh nuk e dine qe vuajne nga nje patologji e tille. Kete e kuptojne me vone kur edema behet me e theksuar, fillojne qe duart te dhembin, te djegin dhe njekohesisht ne zonat e prekura fillojne e skuqen. Kjo vjen si rezultat i stazes se gjakut,( grumbullimit te gjakut) si rezultat i mosfunksionimit mire te qarkullimit te gjakut.

Gjate ekspozimit ne te ftohte kapilaret e gjakut ne lekure demtohen dhe nuk funksionojne ashtu sikurse duhet dhe si rezultat lekura fillon te skuqet te enjtet dhe fillojne gjithashu edhe kruajtjet e saj si rezultat i inflamacionit. Morthi eshte nje patologji e lekures qe pergjithesisht nuk ka nje shkak te njohur (mund të jetë idiopatike), por mund të jetë edhe një manifestim i një gjendje të rëndë shëndetësore që duhet të diagnostikohet.

Edeme dhe skuqje ne gishtat e kembeve dhe duarve.

Nje histori e morthit sugjeron edhe per një sëmundje te indit lidhor (sic mund te jete lupus erythematous). Arsyeja e saktë e morthit eshte ende e paqarte dhe ka te bej me nje reagim jonormal te trupit gjate ekspozimit ne të ftohtë ndjekur nga ri ngrohja e trupit. Ri ngrohja e lëkurës se ftohtë ben qe enët e vogla të gjakut nën lëkurë të zgjerohen më shpejt dhe gjaku te ngelet ne indet perreth duke e skuqur dhe enjtur zonen e lekures perreth.

Faktoret predispozues te Morthit.
  • Ekspozimi i lëkurës në të ftohtë. Personat që ekspozohen ndaj të ftohtit, lagështires kane më shumë gjasa për të zhvilluar morthin.
  • Të jesh femër. Femrat kanë më shumë gjasa qe te kene morth, dhe kjo per nje arsye ende te panjohur.
  • Njerezit nën peshë. Njerëzit që peshojnë rreth 20 për qind më pak se pesha normale priren te vuajne nga morthi.
  • Vendi ku ju jetoni. Ne menyre paradoksale, njerezit qe jetojne ne vende shume te ftohta kane me pak gjasa te vuajne nga morthi , sepse kushtet e jetesës dhe veshjet të përdorura në këto zona janë më mbrojtëse kundër të ftohtit. Por, në qoftë se jetoni në një zonë me lagështi të lartë dhe temperatura relativisht te ulura , rreziku per te zhvilluar morth eshte me i larte.
  • Dimri. Morthi eshte më i zakonshem ne dimer dhe fillim të pranverës. Morthi shpesh zhduket krejtësisht në pranverë.
  • Qarkullimi i dobet i gjakut. Njerëzit me qarkullim të dobët te gjakut kanë tendencë të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj morthit.

    Fenomenin Raynaud: Njerëzit te diagnostikuar me fenomenin Raynaud-, jane me te prirur qe te shfaqin morthin.

Komplikacionet

Morthi mund të shkaktojë komplikime në lekure. Nëse kjo ndodh, ne lekuren e demtuar nga morthi shfaqen bula serotike qe mund te infektohen apo te ulcerohen nese lihen te patrajtuara.

Parandalimi.

Ne mjekimin e morthit ne radhe te pare ndihmojne shume masat qe duhen tee merren per mbajtjen ngrohte te trupit nepermjet veshjeve te ngroha dhe te pershtatshme per stinen e ftohte te dimrit.

  • Shmangja e ndryshimeve te shpejta te temperaturës (dalja e menjehershme nga ambientet e nxehta ne ato te ftohta).
  • Perdorimi i këpucëve, çorape dhe doreza të ngrohta.
  • Perdorimi i kapuceve dhe shall per të mbrojtur veshët dhe hundën.
  • Shmangni çorape dhe këpucë të ngushta.
  • Shmangni perdorimin e ujit te ftohte per larje dhe ujit shumë të nxehtë.
Mjekimi i morthit
  • Perdorimi lokalisht ne lekure i pomadava me baze kortizoni i cili ndihmon në lehtësimin e kruarjes dhe ënjtjes.
  • Aplikimi i vazhdueshem dhe i perditshem i pomadave emoliente zbutese dhe hidratuese per duart.
  • Perdorimi i medikamenteve vazodilatatore (zgjeruesit e eneve tee gjakut) si adalati (Nifedipina) apo diltiazemi. Zgjerimi i eneve tee gjakut redukton dhimbjen dhe shpie ne nje sherim me te shpejt.
  • Perdorimi i medikamenteve qe ndihmojne në përmirësimin e fluksit të gjakut sic është pentoxifylline (Trental).

    Perdorimi i multivitaminave te ndryshem me baze calciumi dhe vitamine D, C.

Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 283 herë
Artikuj të tjerë ne specialitetin Dermatologji
Komente nga lexuesit

Ky artikull esht copy paste . Njerez te pa afte

Dërguar nga Ela , më 11 Dhjetor 2016 në 23:40

pershendetje Ela , po e vertete, ky artikull eshte botuar per here te pare ne mjeket.al nga une dhe eshte ribotuar shume here te tjera ne gazeta dhe revista te tjera, po te kishit lexuar me vemendje dhe aty po une kam qene autori , pavaresisht qe ka edhe gazeta dhe revista qe nuk e ruajne te drejten e autorit.

Përgjigje nga Dr. Ardiana Sinani, më 17 Janar 2017 në 02:55
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten