Dërguar nga:

Proteza e Gjurit. (Pjesa e parë)

Protezimi i gjurit eshte procedure kirurgjikale qe rrit kualitetin e jetes dhe zhduk dhimbjet ne shume paciente me osteoartrit te rende te gjurit. Dhimbja dhe renia e kualitetit te jetes jane dy faktoret kryesore per tju nenshtruar kesaj procedure (sipas Arthritis Foundation ne SH.B.A).

Pergjithesisht, pacientet i nenshtrohen kesaj procedure pasi te tera trajtimet jo-operative (si modifikimi i aktivitetit ditor, antiinflamatoret, injeksionet intra-artikulare) kane deshtuar ne qetesimin e dhimbjes. Protezimi i gjurit ka me shume se tre dekada qe perdoret gjeresisht, pergjithesisht me rezultate ekselente (ne pjesen me te madhe te studimeve jepet nje perqindje suksesi mbi 90 % pas 10 vjetesh).

Jane dy lloje protezash gjuri

  1. Proteze Totale Gjuri (Protezat Tre Kompartmentale)
  2. Protezat e Gjurit Unikompartmentale (mini knee)

Te dyja llojet kane rezultate shume te mira (jetegjatesi dhe klinikisht).

Pergjithesisht Protezat e Gjurit kane nje incision anterior 7 – 10 cm, qendim ne spital 3 – 5 dite, dhe nje periudhe sherimi (gjate te ciles i semuri ecen me paterica ose shkop) qe shkon nga 1 – 6 muaj. Pjesa me e madhe e pacienteve referojne qetesim substancial ose te plote nga simtomat osteoartritit pasi i jane nenshtruar protezimit te gjurit. Eleminimi i dhimbjes konsiderohet si faktor clirues per shume paciente qe i nenshtrohen kesaj procedure.

Protezat Unikompartmentale, ashtu si Protezat Totale ofrojne rezultate te shkelqyera klinike, por vetem nje pjese e vogel e pacienteve me probleme artritike (reth 10 %) jane kandidate te pershtatshem per kete procedure.

Etiologjia

Demtimet ostseoartritike te gjurit jane shkaqet kryesore per Proteze Totale Gjuri. Kjo eshte nje semundje e artikulacioneve sinoviale, qe karakterizohet nga procese degjenerative dhe reparative, dhe qe observohet ne 40 % te ekzaminimeve radiologjike ne pacientet ≥ 40 vjec. Megjithate, vetem 50 % e ketyre pacienteve jane simptomatike. Osteoartriti mund te jete primar ose sekondar.

Demtimet mekanike (si demtimet e meparshme te menisqeve ose te Ligamenteve Kruciate), infeksionet piogenike, instabiliteti ligamentar, si dhe frakturat intra-artikulare jane shkaqet me te shpeshta te osteoartritit sekondar. Shkaqe te tjera demtimeve kartilaginoze perfshijne artritin rheumatoid, hemofiline, sinovitin vilonodular te pigmentuar, nekrozat avaskulare idiopatike dhe steroide, dhe rralle displazine kockore.

Studimet e faktoreve te riskut per Osteoartritin e rende te kokso-femoralit dhe gjunjeve kane treguar se vellezerit dhe motrat e personave qe i jane nenshtruar protezimeve te artikulacioneve kane probabilitet 3-5 here me te madh se personat me moshe te njejte me ta, per te patur nevojen e nje nderhyrje te njejte kirurgjikale. Kjo do te thote qe gjenet kontribuojne rreth 30 % ne riskun total per Osteoartrit te rende.

Studimet me baze laboratorike kane treguar qe kromozomi 11 eshte i lidhur me osteoartritin e rende te kokso-femoraleve dhe kromozomi 2 me osteoartritin e rende te gjunjeve. Gjenet e sakte te perfshira nuk njihen akoma.

Patofiziologjia

Shkaqet ekzakte te proceseve degjenerative in osteoartritin primar jane te panjohura. Ato mund te perfaqsojne nje defect ne procesin riparues qelizor (kondrocitet). Kartilagot osteoartritike eshte pare qe permbajne sasi te rritura te ujit; alterime ne tipin e proteoglikanit; abnormalitete ne tipin II te kolagjenit; dhe nivele te ulura te katepsines, metaloproteinazes, interleukines -1, dhe te tjereve perberes te kaskades se kompleksit te proceseve enzimatike.

Ndryshimet ne sinovia perfshijne: hiperplazi te sinoviociteve, nje rritje te popullates leukocitare ne membrane dhe fluid, rastesisht qeliza gjigante, revaskularizim me rritje te permeabilitetit vazal, dhe alterime te formimit te matriksit dhe citokinave qelizore.

Prezantatimi i semundjes

Historia klinike ne nje pacient me artrit te gjunjeve dominohet nga dhimbja. Kjo zakonisht ndodh gjate peshimit por ne stadet perfundimtare dhimbja mund te jete konstante dhe qe nuk qetesohet nga pushimi. Dhimbja naten eshte nje simptome qe kerkon vemendje. Dhimbja mund te jete e lokalizuar ne nje kompartment ose e perhapur ne tere gjurin. Simptomat e tjera perfshijne ngurtesimin artikular, enjtje, ndjesine e daljes bosh.



I semuri pyetet per maksimumin e distances se ecjes, per perdorimin e shkalleve (kryesisht ngjitja) dhe e cila eshte shfaqja e pare per demtimet patella-femorale, nevojen per ndihme ose support gjate ecjes, aftesine per tu veshur/zhveshur vete dhe per tu kujdesur per veten, aftesine e te kryerit te aktiviteteve qe kerkojne fleksion te gjurit.

Disa te semure mund te ndjejne interference te madhe te kesaj semundje ne jeten e tyre sociale, funksionin seksual, gjume dhe mund te ndihen te lodhur ose te depresuar prej semundjes se tyre.

Kontrollohet integriteti ligamentar sepse deficenca e tyre mund te kerkoje perdorimin e protezave special me stabilizim intrinsic.

Duhet kerkuar dhe perjashtuar vazhdimisht origjina te tjera per dhimbjen e gjurit dhe kembes. Keto perfshijne diskopatite dhe semundjet e tjera spinale, dhimbje e irraduar nga art. Kokso-femoral ipsilateral, semundjet vaskulare periferike, meniskopatite dhe bursitet e gjunjeve.

faqe    1 2 3
Ky artikull është dërguar nga:
Ky artikull është lexuar 169 herë
Komente nga lexuesit

Faleminderit per informacionat qe na jepni. Por kam nje pyetje. Kam bere total knee replacement ne ntetor2012 dhe ne dhjetor2014 reshqita ne debore dhe gjithe pasha e trupit me nra ne gjurin e operuar(gjuri I shendosh nuk preku ne toke) e njejta situiate mu perserit edhe para I muaji kur reshqita. Jam e interesuar ta di aka ndonje efekt negative mbi jetegjkatesine e protezes keto goditje? Ju lutem me jepni nje pergjigje ju faleminderit Ani Terova

Dërguar nga ani terova, më 22 Maj 2015 në 08:45
Sondazh

A do te kryenit një konsultë online me pagesë me një mjek?

Dergo voten